PDA

Shiko versionin e plotë : Pa kohe


Mel
29-09-2009, 10:12
Per tetembedhjetevjecaren Aneta



Aneta,rri e vogel Aneta,
Nena jote behet merak
per gjinjte marramendes e lazdrues gjer ne shperthim, nen fustan,
e per shkelqimin e diellte ne syte e tu .
Per shpirtin e lire dhe hovin tend vajzeror.
Ule fustanin Aneta!
Te duken breckat Aneta!
Mos u rrit kaq shpejt. Oh, Aneta!
Te pafundmet psheretimat e saj…..
Po si lulezove keshtu papritur?

Aneta,me kujtohesh si dje, kur ishe e vogel.
Me pantallonat e shkurtra mbi biciklete
Dhe nenen tende ne dritare qe therriste “kujdes mos rrezohesh, Aneta!”
Ishe vetem nje femije capken,
Me floket e shkurtra,te shpupuritura si djale,
Dhe plot jete…atehere.

Cmendet ajri pas hapit tend tani, vogelushe
Dhe burrat pyesin njeri-tjetrin me sy “ku paskesh qene fshehur kjo zane?”
ndersa zgjon deshirat e tyre me aromen tende te pranverte
dhe triumfin tend femeror.
Ti je e bukur Aneta,
dhe e shkreta nena jote behet merak.

Vogelushe,nuk e di ,por
kete mengjes kaq te zymte e vetmitar
te pash te kaloje prane dritares time
me sandalet e kuqe me taka dhe floket e kuqe all
dhe u ndjeva xheloze per ty,per rinine tende
sepse kam qene dhe une tetembedhjete vjec Aneta,
E bukur dhe e kalter si ty
Por me nje ndryshim,
Qe ti s’mund ta kuptosh…
U linda dhe u rrita ne Shqiperi,
ne kohen e burgosjes se shpirtrave…

Shiu
29-09-2009, 10:17
Këto vargje janë të bukura dhe të shpenguara mu si Aneta dhe mosha e saj...

Carpe Diem
29-09-2009, 12:05
Per tetembedhjetevjecaren Aneta

Aneta,me kujtohesh si dje, kur ishe e vogel.
Me pantallonat e shkurtra mbi biciklete
Dhe nenen tende ne dritare qe therriste “kujdes mos rrezohesh, Aneta!”
Ishe vetem nje femije capken,
Me floket e shkurtra,te shpupuritura si djale,
Dhe plot jete…atehere.



Shume e bukur e gjitha Mel.

Kjo pjese e spikatur, me solli ndermend kete femije te rritur ketu ...:pershendetje:

Mel
29-10-2009, 07:38
Shiu, te falenderoj.

carpe diem, ky femija me lart qenka capken dhe i dashur :))

Mel
29-10-2009, 07:39
Si te ta pershkruaj furine e shpirtit



Oh, Bela….
Ti nuk di nje gje
Qe vjeshtes dashuria ime ngathtesohet
dhe
Se si me kercen gjoksi nga dhembshuria per ty.
Por nuk eshte vone kurre t’i njohesh heronjte,
O shpirt…

Bekoje Zot, faren e dashurise!

Mel
03-11-2009, 09:36
Ketu do te mbeten….
Shega e care mbi parvaz
dhe perendimi i purpurte pa dashuri i se djeles,
Sandalet me take te thyer
dhe hutimi im atehere .

Ketu do te mbeten…
Dy pjata mbi tavoline
dhe te ngrenat ne heshtje si pika e fundit e gezimit,
ca fije flokesh mbi kreher
dhe fytyra ime e lodhur ne pasqyre.

Fryn ere e marre sot dhe
nuk degjove as kercitjen e deres qe u mbyll……..

HIM
03-11-2009, 13:06
E vecante. Me pelqejne pershkrimet e tua, te thjeshta , plot me detaje ku secilit i kujton nje kohe, dike...

whisper
03-11-2009, 20:14
Si gjithmone poezia jote, Mel, vjen e embel dhe e bukur :)

j&g
03-11-2009, 20:22
sa mire qe po kthehen anetare te tille ne forum, is nice to read you

Pasqyra
16-11-2009, 13:05
Ketu do te mbeten….
Shega e care mbi tavoline
dhe perendimi i purpurte pa dashuri i se djeles,
Sandalet me take te thyer
dhe hutimi im atehere .

Ketu do te mbeten…
Dy pjata mbi tavoline
dhe te ngrenat ne heshtje si pika e fundit e gezimit,
ca fije flokesh mbi kreher
dhe fytyra ime e lodhur ne pasqyre.

Fryn ere e marre sot dhe
nuk degjove as kercitjen e deres qe u mbyll……..

Kjo eshte e mrekullueshme, Mel. Gjerat e vogla, qe mbeten aty, po aq rrezelluese, e ndoshta me shume. Sikur te mos e kishe perseritur "mbi tavoline"-- mban mend kur i vinim sheget, frutat ne parvazin e dritares? Me bere te rikthehem. Kisha kohe pa lexuar e shkruar poezi. Faleminderit.

Pasqyra/Rebele

Mel
17-11-2009, 07:40
Po, po, pasqyra. E ndjeva dhe e pashe gabimin qe ne momentin qe e postova, por nuk e korrigjova dot me ketu. Ke qene ne mendjen time per "sheget ne parvaz". Pikerisht ashtu e zevendesova qe ne momenti qe kapa gabimin, "shega e care ne parvaz". Nese mundet moderatori te ma korrigjoje vargun e dyte, do me qetesonte sepse me vret syrin shume perseritja e vargut.




Him, whisper dhe j&g, ju faleminderit!

M_u_Z_a
21-11-2009, 18:30
Mel, gezohem qe lexoj serish "prurjet" e embla dhe te arrira te penes sate!!!:puth:

Nomsa
09-12-2009, 21:09
Si te ta pershkruaj furine e shpirtit



Oh, Bela….
Ti nuk di nje gje
Qe vjeshtes dashuria ime ngathtesohet
dhe
Se si me kercen gjoksi nga dhembshuria per ty.
Por nuk eshte vone kurre t’i njohesh heronjte,
O shpirt…

Bekoje Zot, faren e dashurise!


KAq`natyrisht e mrekullueshme si gjithmone....

Mel
23-12-2009, 06:05
Muza dhe Nomsa, ju falenderoj perzemersisht.

Gezuar Krishtlindjet!

Mel
23-12-2009, 06:09
Nje jave dimri


E hene

Po ruaj Henen
Dhe i druhem syve te saj pas perdes.
Paska kuptim vetmia
kur degjon fishkellimen e eres nen prag.


E marte

Fusha me fytyre te bardhe.
Liqeni i hirte me sy te akullt.
I bie kokes me grusht per te kujtuar
si ka qene ketu me pare…


E merkure

Lemoj nje poezi
Por ne sy ka rene mjegulla.
Qaj dimrin
Dhe s’kam me se t’i fshij lotet.
……..perdor letren e poezise
Dhe faqet m’u nxine.


E enjte

Asgje nuk pipetin,
Pervec girlandes qe hallakatet ne ballkon.
Trishtimi kercet ne vater.
Nje shkendije paska dashur
Qe te shperthente.


E premte

Bien kembanat e kishes se Shen Joanit.
Humbasin ritmin.
Humbas dhe une ne gjume te dyte.
Moren flake perdet
Nga qiriri i harruar ndezur ,
Nje nate me pare.



E shtune

Zgjohem me dhimbje koke.
Ora 8…
Shtepia vjen arome kafe.
Paske ardhur shpirt,
Si pranvere e heret…

E diele

Me turbullon xhelozia.
Eksploroj imtesisht poret ne trupin e tij.
Na ze nata duke u endur neper buze.
Nuk flasim per mallin.

Dielli sot kishte dhembe te mprehte.
U mavijos qielli ne muzg.

Mel
23-12-2009, 06:21
Monolog 2

(ne ajer)

U lodha se qeni grua….
Ndaj i kam dhjere enet e palara
Dhe punet e shtepise i kam dhjere
Dhe takat qe do burri im t’i vesh.
E kam dhjere dhe kreherin,
dje e hodha ne plehra,
e i lashe floket rremuje.
Rremuje, si krevati im me carcafet e panderruar.
U lodha se qeni e mire,
Ndaj e kam dhjere qenin e lig te zonjes M.
Dhe dashurine e shtirur per burrin e saj sakat,
Verejtjet e saj te bezdisura per rrobat qe harroj ne tel,
E kam dhjere dhe pianisten e tharte mbi mua….
Po me cmend ky qytet !
Me cmendin grate me barre qe lypin semaforeve,
E poshte fustanit nuk kane te veshura asgje.
Kurva, mermerijne shoferet
dhe ne duar i ngjeshin centet gjithe meshire.
Kurva,them dhe une….

O Perendi!
Me jep nje jete pushim,
Se u dashka kellqe te jesh grua dhe njeri….

Eagle
17-02-2010, 10:30
Shume e bukur! me pelqeu!

shpk
17-02-2010, 12:42
Monolog 2

O Perendi!
Me jep nje jete pushim,
Se u dashka kellqe te jesh grua dhe njeri….


kaq reale dhe e mire.
te pershendes e dashur, gezohem qe te rilexoj

Genci
16-04-2010, 09:16
Si te ta pershkruaj furine e shpirtit



Oh, Bela….
Ti nuk di nje gje
Qe vjeshtes dashuria ime ngathtesohet
dhe
Se si me kercen gjoksi nga dhembshuria per ty.
Por nuk eshte vone kurre t’i njohesh heronjte,
O shpirt…

Bekoje Zot, faren e dashurise!

Shume bukur Mel!
Edhe ajo per Aneten me eshte si nje kujtim
qe zgjon ndjenja dridhese!
Ti shkruan bukur Mel.

Carpe Diem
16-04-2010, 09:49
Nje jave dimri


E hene

Po ruaj Henen
Dhe i druhem syve te saj pas perdes.
Paska kuptim vetmia
kur degjon fishkellimen e eres nen prag.


E marte

Fusha me fytyre te bardhe.
Liqeni i hirte me sy te akullt.
I bie kokes me grusht per te kujtuar
si ka qene ketu me pare…


E merkure

Lemoj nje poezi
Por ne sy ka rene mjegulla.
Qaj dimrin
Dhe s’kam me se t’i fshij lotet.
……..perdor letren e poezise
Dhe faqet m’u nxine.


E enjte

Asgje nuk pipetin,
Pervec girlandes qe hallakatet ne ballkon.
Trishtimi kercet ne vater.
Nje shkendije paska dashur
Qe te shperthente.


E premte

Bien kembanat e kishes se Shen Joanit.
Humbasin ritmin.
Humbas dhe une ne gjume te dyte.
Moren flake perdet
Nga qiriri i harruar ndezur ,
Nje nate me pare.



E shtune

Zgjohem me dhimbje koke.
Ora 8…
Shtepia vjen arome kafe.
Paske ardhur shpirt,
Si pranvere e heret…

E diele

Me turbullon xhelozia.
Eksploroj imtesisht poret ne trupin e tij.
Na ze nata duke u endur neper buze.
Nuk flasim per mallin.

Dielli sot kishte dhembe te mprehte.
U mavijos qielli ne muzg.

Mel...e jashtezakonshme, si dhe Monologu!
Eshte sikur natyra te ka dhuruar kaq shume pjalm...e te gjithe e shijojne me poezine tende. :)