PDA

Shiko versionin e plotė : Sinqeriteti


I L M G A P
06-10-2009, 11:17
Sinqeriteti

Ka thėnė Jakupi a.s.: "I sinqertė ėshtė ai i cili i fsheh veprat e veta tė mira ashtu siē fsheh veprat e veta tė kėqija"

Nė emėr tė Allahut,Mėshiruesit,Mėshirėbėrėsit. Falenderimi dhe adhurimi i takon vetėm Allahut tė lartėsuar, Atė lavdėrojmė,prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Atė qė Allahu xh.sh. e udhėzon nė rrugė tė drejtė askush nuk mund ta kthejė prej sajė, dhe atė qė Ai e lė nė huti askush nuk mundet ta udhėzojė nė rrugė tė drejtė veē Tij.

Allahu i Lartėsuar ka shpallur nė librin e Tij tė ndershėm Kur'anin: "E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr pėrveē se tė adhuronin Allahun me njė adhurimtė sinqertė ndaj Tij,qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zekatin, se ajo ėshtė feja e drejtė." (98:5)
"Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime i takojnė vetėm Allahut, Zotit tė botėve, Ai nuk ka ortak. Kjo mė ėshtė urdhėruar dhe unė jam ndėr tė parėt muslimanė." (6:162-163) "Ai ėshtė qė ka krijuar vdekjen dhe jetėn, qė t'ju provojė se kush nga ju do tė bėjė vepra mė tė mira." (67:2)
Ka thėnė Fudejl Ibėn Ajad duke komentuar kėtė ajet: "Mendohet pėr veprat mė tė sinqerta dhe mė tė drejta"- I thanė tė tjerėt: " Ēfarė do tė thotė mė tė drejtat dhe mė tė sinqertat?"- Ai i tha :"Me tė vėrtetė nėse vepra ėshtė e sinqertė dhe nuk ėshtė e drejtė, nuk do tė jetė e pranuar tek Allahu xh.sh. E njejta gjė nėse ėshtė e drejtė dhe nuk ėshtė e sinqertė, sėrish nuk do tė jetė e pranuar. Do tė jetė e pranuar vetėm atėherė kur tė jetė edhe e sinqertė edhe e drejtė. Vepra e sinqertė ėshtė ajo e cila ėshtė kryer pėr hir tė Allahut xh.sh., dhe ėshtė e drejtė kur kjo vepėr ėshtė kryer ashtu siē e ka kryer i Dėrguari a.s."
Pastaj ka porositur ajetin qė pason: "Kush shpreson nė takimin me Zotin e vet, le tė bėjė punė tė mira dhe duke adhuruar Zotin tė mos i pėrshkruajė Atij askėnd tė barabartė." (18:110)

Ēfarė ėshtė sinqeriteti?
Pėrkufizimet e sinqeritetit tek dijetarėt muslimanė janė nė kuptime tė pėrafėrta dhe shumica e tyre sillen rreth asaj se sinqeriteti ėshtė gjendja kur njeriu me adhurimin e tij nuk synon asgjė tjetėr pėrveē kėnaqėsisė dhe shpėrblimit tek Allahu xh.sh. Do tė shtojme disa nga kėto pėrkufizime:
Ka thėnė Iz ibėn Abdus-Selam: "Sinqeriteti ėshtė qė njeriu tė zbatojė ato ēfarė i ėshtė urdhėruar, pastėrtisht pėr hir tė Allahut xh.sh., dhe qė me kėtė tė mos dėshėrojė qė njerėzit ta madhėrojnė dhe nderojnė dhe as qė tė mos arrijė me tė ndonjė pėrfitim nė fe dhe as qė me tė tė largojė nga vetja ndonjė fatkeqėsi tė kėsaj bote."
Ka thėnė Sehl ibėn Abdullah: "Sinqeriteti ėshtė qė qėndrimi dhe lėvizja e njeriut tė jenė vetėm pėr hir tė Allahut xh.sh."
Ka thėnė Fudejl ibėn Ajad: "Lėnia e njė vepre pėr hir tė njerėzve ėshtė dukje (rija), ndėrsa bėrja e njė vepre pėr hir tė njerėzve ėshtė t'i pėrshkruash shok Allahut xh.sh.(shirk). Sinqeriteti ėshtė qė Allahu tė tė ruajė dhe nga njėra dhe nga tjetra gjendje."

Vėshtirėsia e sinqeritetit
Pėr tė qenė tė sinqertė nė tė gjithė veprat dhe fjalėt, gjė pėr tė cilėn jemi tė urdhėruar, ėshtė njė nga vėshtirėsitė me tė cilat pėrballemi. Pėr kėtė nuk mendohet vetėm pėr njerėzit mesatarė, tė zakonshmit, por edhe pėr gjigandėt e kėtij umeti, dijetarėt dhe adhuruesit tė cilėt kanė treguar se ėshtė shumė e vėshtirė ta vėsh nė jetė dhe tė ngjitesh deri tek shkalla e sinqeritetit, siē transmetohet nga muhadithi i madh, Sufjan eth-Theuri i cili ka thėnė:
"Asgjė nuk ka qenė mė e nėshtirė pėr mua sesa, lufta me nijetin tim, i cili vazhdimisht ndryshon." (Imam Nevevi, el-Mexhmum: 1/29)
Pėr kėtė i Dėrguari i Allahut a.s.shpesh ka lexuar kėtė lutje: "O Ti i Cili kthen zemrat, forcoje zemrėn time nė fenė Tėnde" (Tirmidhi: Da'vat; Ibėn Maxhe: Efferat.) Gjithashtu ka bėrė zakon qė tė betohet me benė: "Jo, pasha Atė i Cili kthen zemrat." Zemrat janė tė ndryshueshme nė nijetet e tyre dhe nė kėmbėnguljet e tyre. Ai i cili kėrkon tė bindet pėr kėtė, le tė mbikėqyrė zemrėn e vet pėr njė kohė jo mė shumė se njė orė, dhe do tė kuptojė se tani dėshiron kėtė, pastaj atė, tani ėshtė e pėrqėndruar pėr hir tė Allahut nė namaz, pastaj befasisht ndryshon pėr hir tė njė njeriu i cili po e shikon, nė njė ēast me veprėn e vet kėrkon vetėm shpėrblimin e Allahut dhe fill pas kėsaj kėrkon edhe shtesė nga kjo botė.
Sinqeriteti ėshtė i vėshtirė pėr atė se Allahu xh.sh. me urtėsinė e Tij e ka bėrė zemrėn fushėbetejė ndėrmjet shejtanit dhe engjėllit. Njė ēast e zotėron njėri, pastaj tjetri. Kėtė mė mirė na e ka sqaruar i Dėrguari i Allahut a.s. kur ka thėnė: "Nė zemrėn e birit tė Ademit, dhe engjėlli dhe shejtani kanė pjesėn (momentin) e vet. Gjatė kėsaj kohe engjėlli e ngushėllon me mirėsi dhe e frymėzon tė besojė nė atė ēfarė Allahu xh.sh. i ka premtuar, ndėrsa shejtani e frikėson me ligėsi dhe e shtyn tė kundėrshtojė ( tė mos besojė) nė atė ēfarė Allahu xh.sh. ka premtuar." Dhe pas kėsaj Pejgamberi a.s. ka lexuar ajetin: "Djalli ju frikėson me varfėri dhe ju urdhėron tė bėni vepra tė kėqija, ndėrsa Allahu ju garanton falje (mėkatesh) e begati; Allahu ėshtė dhurues i madh, ėshtė i ditur." (2:268) (Tirmidhiu)
Ka thėnė Ibėn Kajim nė veprėn e tij "Igathetul Leuhani", duke vėshtruar mbi kėtė hadith: "Engjėlli dhe shejtani shkėmbehen nė zemrėn e njeriut ashtu siē shkėmbehen nata me ditėn. Ka njerėz tek tė cilėt dita ėshėt mė e gjatė se nata e tyre (kjo do tė thotė se prania e engjėllit ėshtė mė e gjatė nga prania e shejtanit), ndėsa tek tė tjetė njerėz ndodh e kundėrta. Ka nga ata tek tė cilėt vazhdimisht ėshtė ditė (do tė thotė se gjatė gjithė kohės ka praninė e engjėjve), dhe ka tė tjerė tek tė cilėt ndodh e kundėrta".

Pengesat nė rrugėn e sinqeritetit
Dijetari musliman Harithi pėrmend tre gjėra tė cilat mundet mė shumė tė prishin ose tė pengojnė nė rrugėn e sinqeritetit dhe kėto janė:
- qė njeriut t'i duket vepra e tij si e madhe
- qė njeriu tė kėrkojė shpėrblimin e kėsaj bote pėr veprėn e tij
- qė njeriu tė jetė i kėnaqur pėr atė qė ka bėrė.
Ajo e cila e ndihmon qė tė ēlirohet prej pengesės sė parė ėshtė , kthimi nga tė mirat me tė cilat Allahut xh.sh. e ka furnizuar atė, kthimi , nė udhėzimin e Allahut dhe nė vetėdijen se vepra e kryer ėshtė prej Allahut dhe jo prej tij (personit) dhe qė kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveēse vullneti i Allahut xh.sh. ashtu siē thotė i Lartėsuari nė librin e tij: "Ju nuk mundeni, por vetėm nėse dėshiron Allahu, Zoti i botėve." (81:29)
Ēdo vepėr e mirė e jona qė kryejmė nuk duhet ta shikojmė ndryshe pėrveēse si lėvizja e pemėve dhe fėrmimi i erės, qė do tė thotė se pemėt dhe era nuk do tė kishin pikėnisje pėr lėvizje, nėse dikush tjetėr do t'i detyronte, siē edhe ne, qė jemi nė thelb tė vdekshėm nuk do tė mund tė zgjoheshim dhe nuk do tė lėviznim po tė mos ishte mirėsia e Allahut ndaj nesh dhe po tė mos qe vullneti dhe dėshira e Tij.
Nė veten e njeriut ka padije dhe krenari, e prej natyre vetvetja (nefsi) ėshtė e ngathėt dhe i jep pėrparėsi pasioneve dhe gjėrave tė pavlerė. Burim i kėsaj ėshtė edhe pėrvjedhja prej vėshtirėsive. Si e tillė ėshtė e sigurtė se nuk do tė kishte mundėsi tė tregonte asnjė tė mirė nėse nuk do tė qe udhėzimi i Allahut xh.sh. pėr tė.
Na mjafton si argument pėr tė gjithė kėtė qė kemi thėnė ajo qė Allahu xh.sh. na thotė pėr robin e Tij mė tė zgjedhur Muhamedin a.s.: "Dhe sikur Ne tė mos tė kishim forcuar ty, ti gati anove diēka pak te ta".
Ajo e cila ndihmon nė kapėrcimin e pengesės sė tretė (dhe kjo ėshtė tė qenit i kėnaqur me veprėn tėnde) janė dy gjėra:
a- tė kthyerit dhe tė vėshtruarit nė mangėsitė apo tepritė e dėmshme nė atė vepėr, si edhe njohja e pamundėsisė pėr ta mbajtur veprėn larg ndikimit tė shejtanit dhe dobėsive tė vetes. Eshtė pyetur Pejgamberi a.s. pėr shpėrqėndrimin e vėshtrimit tė atij qė fal namaz, e ėshtė pėrgjigjur: "Kjo ėshtė ajo pjesė tė cilėn shejtani arrin t'ia grabisė nga namazi " (Buhari). Kur vetėm njė vėshtrim i paqėllimtė i njeriut gjatė namazit, bie nė atė pjesė qė shejtani ia grabiti nga namazi, ēfarė do tė bėhej atėherė nė kthimin e plotė tė zemrės drejt dikujt tjetėr pėrveē Allahut xh.sh.?
b- dija pėr atė ēka Allahu xh.sh. urdhėron, nė mėnyrė qė tė jetė vėrtetė i adhuruar; dija qė njeriu ėshtė i dobėt dhe i pamundur dhe larg pėrmbushjes sė detyrės ndaj Allahut xh.sh. e pikėrisht pėr kėtė nuk guxon tė jetė i kėnaqur me veprėn e vet dhe tė druhet qė tė dalė pėrpara Allahut me atė vepėr.

Disa thėnie pėr sinqeritetin
1- Ka thėnė Jakubi: "I sinqertė ėshtė ai njeri, i cili fsheh veprat e veta tė mira nė tė njėjtėn mėnyrė, siē fsheh veprat e kėqija".
2 - Ka thėnė Ejubi: "Bėrja e nijetit, pėr njerėzit e sinqertė, ėshtė mė e vėshtirė se ēdo vepėr tjetėr".
3 - Kanė thėnė dijetarėt: "Vetėm njė orė sinqeritet pėrfaqėson shpėtimin e pėrjetshėm, e megjithatė sinqeriteti ėshtė i rrallė".

Cilat janė pėrcaktimet pėr veprat qė kryhen pa sinqeritet
Transmetohet nga njė numėr i madh dijetarėsh muslimanė, qė sinqeritetin e numėrojnė si pjesė tė pandashme tė adhurimit, se adhurimi i kryer pa sinqeritet nuk ėshtė i vėrtetė. Ashtu siē transmetohet nga Iz Ibn Abdus-Selam qė ka thėnė: "Sinqeriteti ėshtė kusht pėr adhurimin e vėrtetė" (Kavaidul-Ahkam), ndėrsa nga Kurtubiju e Shejhul-Islam Ibn Tejmije transmetohet se kanė thėnė se sinqeriteti nė adhurim ėshtė detyrė. (Tefsirul-Kurtubi)
Njė qėndrim i tillė mbėshtetet nė fjalėt e Pejgamberit a.s.: "Allahu pranon vetėm ato vepra, tė cilat janė tė sinqerta, tė kryera vetėm pėr hir tė Tij dhe me tė cilat kėrkohet vetėm kėnaqėsia e Tij". (Nesai dhe Ebu Umame, i vėrtetuar nga Shejh Albani)
Shejhul-Islam Ibn Tejmije flet nė Mexhmul-Fetava pėr ata tė cilėt u paguajnė zekatin tė varfėrve, nga frika prej pasojave ligjore tė mospagimit tė tij, kur tremben pėr pėrgojimin e personalitetit tė tyre, kur i tremben humbjes sė pasurisė dhe pėr ata njerėz, tė cilėt vijnė nė namaz pėr sytė e botės, duke i klasifikuar kėto kategori si hipokritė dhe si njerėz qė shtiren.
Pastaj shton: "Mendimi ynė ėshtė si edhe mendimi i numrit mė tė madh tė dijetarėve, se njė adhurim i tillė nuk ėshtė i vėrtetė dhe se me njė qėllim (nijet) tė tillė njeriu nuk e ka kryer detyrėn (farzin)".
Lus Allahun tė na bėjė tė sinqertė nė fjalėt tona, nė veprat tona dhe tė na pastrojė nga gjithēka qė shemb sinqeritetin.

Sajmir Imamoviē
Marrė nga www.vizionislam.com

I L M G A P
15-10-2009, 20:57
Sinqeriteti nė jetėn e muslimanit

Falėnderimi i takon vetėm Allahut tė Madhėruar, ndėrsa paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi tė dėrguarin Muhamed, familjen e tij, shokėt tij dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Sinqeriteti nė jetėn e muslimanit ėshtė njė mjet i domosdoshėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut tė Madhėruar.

Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuran:

“E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin Allahun mė njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zekatin, se ajo ėshtė feja e drejtė.” Bejine, 5.

Qė vepra e muslimanit tė jetė e pranuar tek Allahu i Madhėruar, duhet qė ai tė jetė i sinqertė nė kryerjen e obligimeve fetare, ashtu siē na obligon Allahu Fuqiplotė. Besimtari duhet tė jetė i bindur se ēdo vepėr nė tė cilėn zė vend sinqeriteti, ajo nuk refuzohet tek Allahu i Lartėsuar dhe pėr tė do tė shpėrblehet.

Nė njė hadith Pejgamberi (alejhi selam) thotė:

“Sinqeriteti shpie nė mirėsi, kurse mirėsia shpie nė xhenet. Vėrtet, njeriu i cili vazhdimisht ėshtė i sinqertė (nė besim dhe nė tė folur), tek Allahu shkruhet besimtar i vėrtetė. Gėnjeshtra shpie nė prishje (morale), kurse prishja shpie nė xhehenem. Njeriu qė gėnjen vazhdimisht mė nė fund tek Allahu shkruhet si gėnjeshtar i madh.” Mutefekun alejhi.

Kur besimtari i frikėsohet Allahut tė Madhėruar nė ēdo vepėr qė e bėn gjatė jetės sė tij duke e kryer atė sipas parimeve tė Islamit, zemra e tij do tė jetė e pushtuar nga sinqeriteti.

Allahu i Lartėsuar thotė: “O besimtarė, frikėsohuni Allahut dhe jini me ata qė janė tė sinqertė.”

Frika ndaj Allahut arrihet kur robi largohet nga gjėrat me tė cilat nuk ėshtė i kėnaqur Allahu dhe i dėrguari i Tij (alejhi selam).

Pejgamberi (alejhi selam) nė njė hadith thotė:

“Largohu prej gjithēkaje qė ėshtė e dyshimtė e pėrmbahu asaj qė nuk ėshtė e dyshimtė. Vėrtet, sinqeriteti nė besim ėshtė siguri, kurse gėnjeshtra ėshtė dyshim.” Transmeton Tirmidhiu.

Qė veprat tona tė jenė tė pranuara tek Allahu i Lartėsuar duhet qė tė gjithė atė sinqeritet qė e kemi, tė jetė nė pėrputhshmėri me sunetin e Muhamedit (alejhi selam).

Nė librin e dijetarit tė njohur Islam Ibėn Tejmije “Tė qenėt rob i Allahut” pėrmendet Fudejl ibėn Ijad, i cili nė lidhje me ajetin: “…Pėr t’ju provuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė…” kishte thėnė: “Ka kuptimin mė i sinqerti dhe mė i sakti.” E pėr kėtė ishte pyetur: O Ebu Ali, ēfarė nėnkupton mė kėto? Ai ishte pėrgjigjur: “Nėse vepra ėshtė e sinqertė, por nuk ėshtė e saktė, nuk ėshtė e pranuar. Nėse vepra ėshtė e saktė, por jo e sinqertė, sėrish nuk ėshtė e pranuar. Dhe nuk ėshtė e pranuar, vetėm nėse ėshtė e sinqertė dhe e saktė,”

Neve na mbetet qė tė punojmė me fjalėn e Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, Muhamedit (alejhi selam), duke u ruajtur kėshtu nga syefaqėsia dhe nga gjėrat e tjera tė dyshimta, tė cilat mund ta zbehin sinqeritetin nė zemrat tona.

Dashtė Allahu i Madhėruar qė kėto pak ajete dhe hadithe qė i morėm nga burimi i pashtershėm i Islamit, tė ndikojnė sado pak nė zbutjen e zemrave tona, duke na shtuar sinqeritet, i cili, pa dyshim, do tė na ndihmojė tė fitojmė kėnaqėsi nė kėtė botė dhe shpėrblim nė botėn tjetėr. Kėtė temė po e pėrfundojmė mė njė thėnie tė dijetarit tė gjeneratės sė tabiinėve Hasan el Basriut, i cili kishte thėnė:

“Tė gjithė njerėzit janė nė humbje, pėrveē atyre qė punojnė;nga kėta qė punojnė tė gjithė janė nė humbje, pėrveē atyre qė janė tė ditur; nga kėta tė diturit tė gjithė janė tė humbur, pėrveē atyre qė janė tė sinqertė dhe tė sinqertit janė para njė rreziku tė madh.”

Pėrgatiti grupi i studentėve “Ali ibėn Ebi Talib”

I L M G A P
16-10-2009, 12:15
SINQERITETI


I lartėsuar qoftė i Madhi Zot, qė krijoi gjithėsinė dhe gjithēka qė gjendet nė tė, e zbriti rrizkun dhunti pėr robėrit e Tij. I lartėsuar qoftė Allahu qė e krijoi Ademin alejhi selam me dorėn e Tij e pėrsosi, e ndaloi t'i afrohet pemės, e urdhėroi ashtu siē deshi dhe e ndaloi, e pastaj ia pranoi pendimin pėr mėkatin e tij dhe e mėshiroi.

E falėnderoj Allahun, i Cili e bėri karavanin ndihmė dhe shpėtim pėr Jusufin alejhi selam.
O ti qė e ke dėgjuar zėrin e Dhenunit nė tre errėsirat, na mėshiro!
O ti qė ia ktheve shikimin Jakubit dhe ia shndėrrove dėshpėrimin nė gėzim, na gėzo atė ditė kur do tė dėshpėrohen jobesimtarėt!
E falėnderoj tė Lartėsuarin me falėnderime tė shumta. Krijoi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe e zgjodhi nga njerėzia qė tė jetė dritė dhe mėshirė pėr ne.
E falėnderoj Allahun qė nėpėrmjet robit tė Tij, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na tregoi se sinqeriteti ėshtė rruga e lumturisė.
"Me tė vėrtetė, veprat shpėrblehen sipas qėllimit."

Vėllezėr besimtarė!
Ēdo vend ku pėrmendet emri i Allahut, ku mėsohet feja e Tij dhe Sunneti i Pejgamberit tė Tij janė mexhlise dhikri. Andaj, duke shpresuar qė edhe ky rast tė jetė prej mexhliseve tė dhikrit, mė lejoni t'ju flas pėr atė gjė, qė sė bashku me pasimin e Sunnetit tė Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem janė shkak pėr pranimin e punėve tona tek Allahu i Madhėruar. Pėr atė gjė qė fshihet mes zemrave dhe Krijuesit tė zemrave, pėr atė gjė qė i ndalon vesveset e dyshimet, pėr ēėshtjen mė krenare nė kėtė botė dhe shpėtimtare nė botėn tjetėr. Ai ėshtė sinqeriteti.

Kjo temė ndahet nė pesė pika:
1. Kuptimi i fjalės "ihlas" dhe thėniet e dijetarėve pėr tė.
2. Gjendja e selefėve me sinqeritetin.
3. Dobitė e sinqeritetit.
4. Sėmundjet e kohės.
5. Si tė jemi tė sinqertė?

1.Kuptimi i fjalės "ihlas" dhe thėniet e dijetarėve pėr tė
Nijeti ėshtė shtylla e tė gjitha punėve, pa tė nuk pranohen veprat tek Allahu i Madhėruar. Nė sheriatin islam nijeti ėshtė: "Tė vendosėsh qė tė kryesh njė punė me sinqeritet vetėm pėr hirė tė Allahut tė Madhėruar duke kėrkuar afrimin tek Ai." Shejhul islam Ibn Tejmije thotė: "Sinqeriteti i fesė ėshtė nijeti." Allahu i Lartėsuar e ka pėrmendur sinqeritetin nė shumė vende nė Kur'an: "Nuk u urdhėruan pėr gjė tjetėr, veēse ta adhurojnė Allahun e Madhėruar me ēiltėrsi nė fenė e Tij."
Sinqeriteti ėshtė mburojė pėr besimtarin. Ibn Kajim pėr kuptimin e fjalės sė Allahut tė Madhėruar: "E ne e sjellim (kthejmė) ndonjė vepėr qė ata e bėjnė dhe e bėjmė hi e pluhur" thotė: "Ato janė punėt qė nuk janė kryer sipas Sunnetit, ose nuk janė bėrė me ihlas pėr Allahun e Madhėruar."
Kadi Ijad ka thėnė: "Lėnia e punės pėr shkak tė njerėzve ėshtė syfaqėsi, puna pėr shkak tė njerėzve ėshtė shirk. Sinqeriteti ėshtė qė tė tė ruajė ty Allahu prej tyre."
Hafidh Hakemi thotė:
Vendose (bėje) nijetin pėr hirė tė Allahut
Sepse ndėrtesa pa themele nuk qėndron
Sinqeriteti ėshtė njė prej kushteve pėr pranimin e veprave tek Allahu i Madhėruar. I Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Allahu i Madhėruar nuk pranon nga punėt e robėrve, pėrveē atyre qė janė kryer me ēiltėrsi dhe me qėllim pėr kėnaqėsinė e Tij"
Ibn Kajimi thotė: "Punėt e zemrės janė bazė, ndėrsa punėt e jashtme janė pasim dhe plotėsim i tyre. Me tė vėrtetė, nijeti ėshtė si shpirti, ndėrsa puna si trupi."

[B]2.Gjendja e selefėve me sinqeritetin
Selefėt gjithmonė janė pėrpjekur t'i shėrojnė zemrat e tyre dhe ta rregullojnė sinqeritetin duke mos filluar asnjė punė pa e shikuar nijetin.
Po sot me ne? Ēudi!
I japim rėndėsi pjesės sė jashtme, nėse e kemi njė sėmundje nė lėkurė, menjėherė shpejtojmė pėr shėrim, nėse rrobat i kemi tė vjetra, bėjmė tė pamundurėn t'i blejmė tė reja, por se pak nga ne janė ata qė e rregullojnė nijetin, qė bėjnė tė pamundurėn ta renovojnė atė. Sot, sa e sa punė kryejnė njerėzit pa i dhėnė rėndėsinė qė i takon nijetit. Lusim Allahun tė na i pranojė veprat tona, tė na i rregullojė zemrat dhe nijetet tona!
Ta shfletojmė pakėz jetėn e selefėve:
-Sufjan Thevriu thotė: "Nuk kam kuruar diēka mė tė vėshtirė se sa nijeti" Nė shėnimet e tyre gjejmė se ēdo punė e kanė filluar me thėnien e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Veprat shpėrblehen sipas qėllimit"
-Nė librin "Sijeru a'lami en-nubelai" pėrmendet Ejub Sahtijani, Allahu e mėshiroftė; Shu'be thotė: Ejubi ka thėnė: "Jam pėrmendur, por nuk dua tė pėrmendem"
-Ebu Hamza Themali thotė: Ali bin Husejn dilte ēdo natė pas namazit tė jacisė, kur njerėzit flinin, dhe mbante mbi shpinė ushqime dhe i shpėrndante nėpėr shtėpitė e tė varfėrve. Ali bin Husejn ka thėnė: "Vėrtet, sadakaja nė mėnyrė tė fshehtė e shuan mėrzitjen (hidhėrimin) e Allahut tė Madhėruar"
Omer bin Thabit thotė: Kur vdiq Ali bin Husejn, e kemi pastruar dhe kemi vėrejtur nė shpinėn e tij gjurmė tė zeza. Kemi pyetur: Ē'janė kėto? Na treguan se janė shenja nga barra qė mbante ēdo natė duke shpėrndarė sadaka pėr tė varfėrit.
-Transmetohet se ėshtė pyetur njė nga selsefėt: Pėrse nuk po flet? Ai ka thėnė: Unė pėrmallohem pėr tė folur, por kur pėrmallohem pėr diēka e lė atė.
Me sjellje tė tilla tė shumta e gjejmė jetėn e selefėve.
-Ebu Bekri ėshtė kujdesur pėr dy tė moshuar.
-Omeri ėshtė i njohur me kujdesin e tij dhe ndihmėn ndaj besimtarėve.

3.Dobitė e sinqeritetit
Dobitė qė i nxjerr njeriu nga ihlasi janė tė shumta, por ne do tė pėrmendim disa prej tyre:
a) Pranimi i punėve tek Allahu i Madhėruar.
Ēiltėrsia (ihlasi) ėshtė kusht prej kushteve tė pranimit tė veprave. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Allahu i Madhėruar nuk pranon nga punėt e robėrve, pėrveē atyre qė janė kryer me ēiltėrsi dhe me qėllim pėr kėnaqėsinė e Tij."
b) Falja e mėkateve.
Shejhul islam Ibn Tejmije thotė: Ndodh qė njeriu tė kryej njė punė me ēiltėrsi (ihlas) pėr hirė tė Allahut tė Madhėruar, pasi ka plotėsuar Tevhidin, e kjo punė tė bėhet shkak qė Allahu i Madhėruar t'ia falė mėkatet e mėdha
c) Ndihma dhe pėrforcimi.
"Allahu i Madhėruar e ndihmon kėtė Ummet me lutjet, namazin dhe sinqeritetin e tė dobtėve tė tyre."
ē) Pastrimi i zemrės prej sėmundjeve (zilisė, syfaqėsisė, tradhtisė...).
d) Ndihma dhe shpėtimi nė raste tė vėshtira.
Sikur se na ka ardhur ngjarja e tre personave, tė cilėve iu mbyll hyrja e shpellės. Nijeti i tyre i mirė dhe sinqeriteti bėri qė ata tė shpėtojnė (kėtė e pėrmend imam Neveviu nė librin e tij: Rijadu Salihin).
dh) Hyrja nė xhenet qė ėshtė qėllim i ēdo besimtari.
Allahu i Madhėruar thotė: "Do tė paguheni sipas asaj qė keni punuar, pėrveē robėrve tė Allahut tė sinqertė."

4.Sėmundjet e kohės
Nuk goditet askush prej nesh me ndonjė sėmundje vetėm atėherė kur humb ihlasin dhe kur nuk posedon nijet. Ēudi ėshtė me ne sot qė shumė pak i japim rėndėsi shėrimit tė zemrės, si rrjedhim zemrat tona goditen vazhdimisht nga sėmundjet e njohura tė kohės.
Ēdo njėri nga ne duhet ta dijė se tė jesh mjek, inxhinier apo drejtor fasik (mėkatar) nuk ndikon direkt nė punėn dhe profesionin e tyre. Ndėrsa, thirrėsi nė fenė e Allahut kurrsesi nuk mund tė jetė i tillė, sepse njeriu mund tė pranoj tė vizitohet te njė doktor fasik, ose t'i rregullojė makinėn njė mekanik fasik, por nuk pranon t'ia shėroj zemrėn njė fasik, i cili zemrėn e tij e ka tė nxirė nga gjynahet. Gjithashtu ai, i cili kėrkon tė vėrtetėn, nuk pranon atė nga njė person i tillė.
Kėshtu pra ne, si thirrės nė rrugėn e drejtė, nė atė qė thirri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė fenė e Allahut tė Madhėruar duhet t'i shėrojmė zemrat tona, nė qoftė se dėshirojmė tė jemi tė suksesshėm
Prej sėmundjeve tė kohės janė:
a) Dashuria e shfaqjes sė vetvetes.
Ebu Hurejre tregon se e ka dėgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thėnė: "Tė parėt qė do tė gjykohen nė Ditėn e Gjykimit janė: Personi qė ka rėnė shehid nė rrugėn e Allahut, sillet nė Ditėn e Gjykimit, e njeh atė puna e tij dhe ai e njeh atė (punėn e tij). E pyet Allahu i Madhėruar: Ēfarė ke punuar nė tė (dunja)? Pėrgjigjet: Luftova nė rrugėn Tėnde deri sa rashė shehid. I thuhet: Gėnjeve! Ke luftuar qė tė thuhet se filani ėshtė trim. U tha. Urdhėrohen melaiket pėr ta marrė atė, e tėrheqin zvarrė mbi fytyrėn e tij deri sa e hedhin nė zjarr...." [Transmeton Muslimi]
Ka ardhur njė transmetim se Omeri radijallahu anhu e ka qortuar Ubejen kur e ka parė se si po i shkojnė njerėzit prapa dhe i ka thėnė: ndaloje kėtė (vepėr), sepse kjo ėshtė sprovė pėr ty dhe ulje pėr ata qė tė ndjekin.
Imam Ahmedi ka thėnė: Dėshiroj tė iki diku jashtė Mekės qė tė mos mė njohin, sepse jam sprovuar me famė (shuhre).
b) Pastrimi i vetvetes.
Ngritja e vlerave tė vetvetes duke u lavdėruar, duke u emėruar me llagape si dhe pėlqimi qė tė mburret e lavdėrohet nga tė tjerėt. Kujdes vėlla, qė tė mos hysh nė grupin e popujve qė i ka qoruar Allahu i Madhėruar ku thotė: "Pėlqejnė qė tė falėnderohen pėr atė qė nuk e meritojnė (nuk e kanė punuar)." Gjithashtu thotė: "Mos pastroni (mos i ngritni vlerat) vetveten, Ai (Allahu) e di mė mirė kush ėshtė i devotshėm." Ndėrsa, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Mos pastroni (mos i ngritni vlerat) vetveten, Allahu i Madhėruar e di mė mirė kush ėshtė i devotshėm."
Shejh Albani, Allahu e mėshiroftė, kur e kanė lavdėruar duke i thėnė: O muhadith, o dijetar i shekulli, ka qarė dhe e ka thėnė duanė e njohur, tė cilėn e ka thėnė Ebu bekri kur ėshtė bėrė kalif i muslimanėve: "O Allah, mė bėj mua mė mirė se sa ata mendojnė pėr mua, mos mė llogarit ēfarė ata thonė dhe mė fal mua me mėshirėn Tėnde atė qė ata nuk e dinė!"
Por, lejohet nė disa raste qė njeriu ta tregojė veten (tė tregojė vlerėn e tij), kur e din se ėshtė i aftė pėr ta kryer njė punė. Argument pėr kėtė ėshtė thėnia e Jusufit alejhi selam, tė cilin e pėrmend Allahu nė Librin e Tij dhe thotė: "Mė emėro mua pėrgjegjės tė depove tė vendit, unė jam besnik dhe i ditur." [Jusuf, 55]
c) Ruajtja e gjuhės prej fjalėve tė ndyta.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Ai, i cili i beson Allahut dhe Ditės sė Fundit le tė flasė mirė ose le tė heshtė." Gjithashtu ka thėnė: "Muslimani nuk i shqetėson, nuk iu bėn dėm muslimanėve tjerė me gojėn e tij e as me dorėn e tij."

5.Si tė jemi tė sinqertė?
Kjo ėshtė njė pyetje shumė e rėndėsishme qė ēdokush nga ne le t'ia drejtojė vetvetes.
Gjėrat kryesore qė nevojiten pėr tė qenė i sinqertė janė:
a) Tevhidi i pastėr.
b) Pasimi me konsekuencė i Sunnetit tė Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Nėnshtrimi ndaj asaj qė na ka urdhėruar, largimi nga ajo qė ka ndaluar dhe besimi nė atė qė na ka lajmėruar.
Nėse dėshiron tė jesh i sinqertė, kryej sa mė shumė vepra tė mira dhe largohu nga mėkatet, sado tė vogla tė jenė. Mos vepro asgjė pėr t'u dukur para tė tjerėve, por kėrko gjithmonė kėnaqėsinė e Allahut tė Madhėruar.
Kujto gjithmonė:
"Personi, i cili e dha sadakanė nė mėnyrė tė fshehtė...."
"Vėrtet, sadakaja nė mėnyrė tė fshehtė e shuan mėrzitjen (hidhėrimin) e Allahut tė Madhėruar."

Nėse dėshiron tė jesh i sinqertė, pastroje zemrėn tėnde, largoje dėshpėrimin nga vetja dhe vepro pėr Krijuesin tėnd tė Lartmadhėruar.