PDA

Shiko versionin e plotė : Si do tė ndryshojė bota ...GJat ketyre shekuive..!?


LinA
03-11-2009, 10:19
Xhorxh Friedman - Si do tė ndryshojė bota gjatė kėtij shekulli ...!

Nė 100 vjetėt e ardhshėm, luftrat do tė zhvillohen nga hapėsira, midis vendeve qė sot janė miq me njėri tjetrin; popullsia do tė pakėsohet dhe vendet e industrializuara do tė konkurojnė pėr emigrantė si fuqi punėtore; Polonia, Turqia, Meksika dhe Japonia do tė dalin si superfuqi. Kėto janė vetėm disa pėr parashikimeve tė analistit Xhorxh Friedman, drejtor i kompanisė globale tė zbulimit, Straford me qėndėr nė Austin tė Teksasit. Nė librin The Century Ahead, Friedman sjell njė vėshtrim se si bota do tė ndryshojė gjatė kėtij shekulli.

Njė prej ēėshtjeve kryesore qė diskutohet sot nė botė ėshtė sfida pėr tė ushqyer popullatėn nė rritje. Por Xhorxh Friedman beson se nė dekadat e ardhėshme ky shqetėsim do tė zbehet nga sfida e pakėsimit tė lindjeve tė shoqėruara me plakjen e segmentit mė tė madh tė popullsisė sė tanishme.

“Nga njėra anė, tė gjithė vazhdojnė tė flasin rreth shtimit tė popullsisė; nga ana tjetėr ēdo njeri ėshtė i vetėdishėm rreth shoqėrisė sė thinjur. Pas plakjes vjen vdekja dhe si rrjedhim shumė vende si Gjermania e Rusia do tė kenė popullsi 25 – 30 pėrqind mė tė pakėt nė numėr”.

Friedman thotė se numri i popullsisė nė vendet e industrializuara do tė pakėsohet, prandja kėto vende do tė kenė nevojė pėr mė shumė emigrantė nga vendet mė pak tė zhvilluara.

“Kur ndjehet nevoja pėr fuqi punėtore, dikush do tė vijė nė vendet me industri tė pėrparuar, pėr tė bėrė punėn qė nuk ka kush ta bėjė. Kėshtu qė mes vendeve industriale do tė lindė konkurenca pėr emigrantė si fuqi punėtore”.

Por pėrkrahėsit e programeve pėr pakėsimin e popullsisė nuk janė dakord me kėto pikėpamje. Elizabeth Leahy Madsen, eksperte pranė organizatės Veprimi Ndėrkombėtar i Popullsisė shpreh dyshime rreth parashikimeve tė Friedmanit.

“Studimet rreth popullatės nė tė ardhmen, tė kryera nga Kombet e Bashkuara lėnė tė kuptohet se numri i lindjeve nė mbarė botėn do tė pakėsohet. Por prirjet e tanishme tregojnė se pakėsimi i numrit tė lindjeve ende nuk ka filluar”.

Me fjalė tė tjera, Madsen kėmbėngul se pakėsimi i popullsisė nuk do tė ndodhė pa pėrpjekje tė mėdha pėr nxitjen e kontrollit tė lindjeve.

Por Xhorxh Friedman nuk sjell argumente rreth politikave tė tilla. Ai thjesht thotė se mendon qė ky problem do tė zgjidhet gjatė kėtij shekulli. Ndėrsa kur bėhet fjalė pėr ndryshime klimatike, qė Friedman e sheh si njė problem mė se real, ai parashikon njė tė ardhme me energji pandotje qė do tė sigurohet nėpėrmjet paneleve diellorė tė vendosura nė Hapėsirė afėr orbitės sė tokės.

"Nė hapėsirė ka mjaft vend pėr tė vendosur mbledhėsit e energjisė sė gatėshme diellore dhe problemi kryesor ėshtė qė kjo energji tė drejtohet nė tokė. Pėr kėtė ekzitojnė dy mėnyra, nėpėrmejt kabllit dhe nėpėrmjet mikrovalėve”.

Friedman thotė se ide tė tilla sot mund tė tingėllojnė tė ēuditėshme e tė parealizueshme, por shumė prej ideve qė lindėn nga fantazia shkencore 100 vjet mė parė, si udhėtimet ajrore, satelitėt artificialė, telekomunikimet, sot janė realitet.

Nė librin e tij "The Century Ahead: One Man’s Forecast" - Shekulli nė vazhdim: Parashikimi i njė njeriu, Friedman pėrfshinė edhe parashikime politike tė paimagjinueshme. Ai thotė se Polonia dhe Turqia do tė dalin si fuqi botėrore dhe nga fundi i kėtij shekulli, Meksika do tė sfidojė Shtetet e Bashkuara pėr mbizotėrim nė Amerikėn veriore.

"Meksika ėshtė fuqi e madhe nė kufi me Shtetet e Bashkuara. Meksika ka rreth 100 milionė banorė dhe ka problem me SHBA-tė, por edhe SHBA-tė kanė problem me tė. Ėshtė mjaft e vėshtirė tė imagjinosh njė evolucion nė tė cilin Meksika tė dobėsohet ose njė evolucion nė tė cilin Meksika tė mos sfidojė Shtetet e Bashkuara”.

Nė librin “Shekulli nė vazhdim...”, Friedman thotė se shqetėsimi i Shteteve tė Bashkuara lidhur me emigrimin e paligjshėm apo trafikun e drogės nga Meksika dhe pakėnaqėsia meksikane ndaj rolit mbizotėrues tė Shteteve tė Bashkuara, me kalimin e viteve do tė shtohen, edhe pse dy vendet kanė lidhje tė forta tregtare.

Friedman parashikon se Shtetet e Bashkuara do tė ndeshen me sfida serioze gjatė dy dekadave tė ardhėshme, por asnjė fuqi e re, qoftė edhe Kina me gjithė fuqinė e saj ekonomike, nuk do tė jenė nė gjendje tė zenė vendin e Shteteve tė Bashkuara.

“Kur i hedh njė vėshtrim themeleve tė kėtij vendi, ėshtė e paimagjinueshme qė ndonjė vend tjetėr t’ia kalojė Shteteve tė Bashkuara gjatė kėtij shekulli”.

Por aty nga viti 2050, Friedman thotė se ka tė ngjarė tė shpėrthejė njė luftė botėrore me armė tė dislokuara nė baza nė hapėsirė dhe se Japonia mund tė kryejė njė sulm tė papritur ndaj platformave ushtarake orbitale amerikane me baza nė Hėnė; njė lloj versioni i Luftės sė Yjeve i sulmit japonez ndaj flotės amerikane nė Pearl Harbor nė vitin 1941.

Xhorxh Friedman ėshtė i pari qė e pranon se parashikimet e tij mund tė jenė tė gabuara, sepse askush nuk e di se si do tė zhvillohen ngjarjet. Koha do ta tregojė, thotė ai, dhe shton se gjykimi pėrfundimtar i parashikimeve tė tij mund tė vijė vetėm prej atyre qė do tė jenė gjallė pas 100 vjetėsh./a/...!

burimi i Informacionit..
www.voanews.com/albanian...!

tvsh
10-11-2009, 14:53
nje tjeter predikim, gjuhet sunduese do jene anglishtja 75%, arabisht 15%, spanjisht 10%