PDA

Shiko versionin e plotė : Engjėjt - pikėpamje e krishterė


Bl@ck_E@gle
20-11-2009, 09:20
Engjėjt janė krijesa tė pastėrta shpirtėrore, tė patrupta dhe tė pavdekėshme tė pajisura me arsyen dhe vullnetin. Ata parreshtur e shikojnė Hyjin fytyrėmėfytyrė, e lavdėrojnė, i shėrbejnė dhe janė lajmėtarėt e tij nė realizimin e misionit shpėtimtar pėr tė gjithė njerėzit.

Kisha bashkohet me engjėjt pėr t’a adhuruar Hyjin, ndjell ndihmėn e tyre, e nė liturgji kremton nė veēanti pėrkujtimin e disa engjujve.

Atehere emri i engjejve (heb. mal'ak, gr. angelos) nuk eshte nje emer natyre, por emer funksioni dhe do te thote "lajmetar". Engjejt jane "shpirtra te caktuar per te sherbyer, qe dergohen me mision per te miren e atyre qe duhet te trashegojne shelbimin" (Heb 1,14).

Duke i shpetuar perceptimit tone te zakonshem, ata perbejne nje bote te mistershme. Ekzistenca e tyre kurre nuk perben nje problem ne Bibel; por jashte kesaj pike, doktrina qe u perket, tregon nje zhvillim te sigurt dhe menyra me te cilen flitet per ta dhe me te cilen paraqiten, nenkupton perdorimin e perhershem te burimeve te simbolizmit fetar.

Bota engjellore ze nje vend ne mendimin e Jezusit. Ungjllitaret flasin nganjehere per lidhjet e saj te brendshme me engjejt (Mt 4,11; Lk 22,43); Jezusi permend engjejt si qenie te verteta dhe te gjalla. Ata e shohin fytyren e Atit ndersa kujdesen vazhdimisht per njerezit (Mt 18,10). Jeta e tyre i shpeton varesise se gjendjes tokesore (krh. Mt 22,30).

Edhe pse nuk e dine datn e gjykimit te fundit, qe vetem Ati e di (Mt 24,36), ata do te jene zbatuesit e tij (Mt 13,39,49; 24,31). Qe tani ata marrin pjese ne lumturine e Hyjit, kur mekataret kthehen te Zoti (Lk 15,10). Te gjitha keto tipare jane ne perputhje me doktrinen e tradites.

Perpos kesaj Jezusi e sakteson gjendjen e tyre ne lidhje me Birin e Njeriut, figure misterioze qe e percakton ate vete, veēanerisht ne lavdine e tij te ardhshme: engjejte do ta shoqerojne ne diten e paruzise se vet (Mt 25,31); ata do te ngjiten e do te zbresin mbi te (Gjn 1,31) si dikur ne shkallen e Jakobit (Zan 28,10...); ai do t'i dergoje per t'i mbledhur te zgjedhurit (Mt 24,31) e per te larguar te mallkuarit nga Mbreteria (Mt 13,41). Jezusi mund te kerkonte nderhyrjen e engjejve, qe ishin ne sherbimin e tij, qe ne kohen e Mundimit te tij (Mt 26,53).

Mesimi i Kishes apo mendimi i krishtere nuk do te beje pra gje tjeter, veēse te perserite fjalet e Jezusit, kur do te pohoje se engjejt qendrojne me poshte se Ai. I ulur me poshte se ata me misherimin e tij (Heb 2,7), ai e meritonte megjithate adhurimin e tyre ne cilesine e Birit te Zotit (Heb 1,6).

Qe nga ngjallja e tij, eshte e qarte se Hyji ia ka nenshtruar atij (Ef 1,20), ata qe kane qene krijuar ne te, prej tij e per te (Kol 1,16). Ata njohin aktualisht zoterimin e tij (Zb 5,11) dhe do ta percjellin ne diten e fundit (2 Sel 1,7). Keshtu bota engjellore i nenshtrohet Krishtit, misterin e te cilit e ka soditur (1 Tim 3,16).

Sidoqofte s'duhet te harrojme qe doktrina e engjejve ne Shkrimin shenjt mbi ekzistencen e botes engjellore dhe prania e saj ne boten e njerezve, pohohet me kembengulje. Por paraqitjet dhe klasifikimet qe ajo perdor, kane domosdo nje karakter simbolik, qe e ben shume delikat vleresimin e saj.

Nje lidhje e ngushte e bashkon keshtu boten tokesore me boten qiellore. Atje lart engjejt kremtojne nje liturgji te perhershme (Zb 4,8), me te cilen bashkohet ketu poshte liturgjia e Kishes (krh. Gloria, Prefacioni, Sanctus etj.).

Prani te mbinatyrshme na rrethojne, te cilat vegimtari i Zbuleses i konkretizon me nje gjuhe konvencionale qe ka hyre nje here e mire ne perdorim. Kjo kerkon nga ana jone nje nderim (krh. Joz 5,13) qe s'duhet ngaterruar me adhurimin (Zb 22,8).

Pra, eshte e nevojshme te ndalohet nje kult i tepruar i engjejve qe do ta demtonte ate te Jezu Krishtit (Kol 2,18).