PDA

Shiko versionin e plotė : Abraham Linkolni


Complete
22-11-2009, 18:44
Abraham Linkoln ka qenė presidenti i gjashtėmbėdhjetė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ai ėshtė zgjedhur pėr njė mandat 4-vjeēar nė vitin 1861 dhe ėshtė rizgjedhur pėr njė mandat tė dytė duke filluar nga viti 1865.

Ai ėshtė i pari president republikan nė historinė e vendit. Emri i tij i bashkėngjitet Luftės pėr heqjen dhe shtypjen e skllavėrisė. Abraham Linkolni ishte njė avokat modest province, pa eksperiencė, qė u bė mė pas njėkohėsisht politikan dhe shef ushtarak shumė i rėndėsishėm nė kohėn kur Shtetet e Bashkuara kaluan krizėn mė tė madhe tė historisė sė tyre. Zgjedhja e njė republikani shkaktoi menjėherė krijimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė formuar nga 11 shtete pro skllavėrisė dhe pak kohė mė pas, Luftėn Civile. Pas disa sprapsjeve fillestare, ushtria amerikane, nėn komandėn e gjeneralit Ulysses S. Grant, merr vrull tė madh. Linkolni realizoi Shpalljen duke emancipuar skllevėrit dhe nėnshkroi amendamentin e 13-tė duke hequr skllavėrinė. Nė fjalimin e tij tė emėrimit, nė fillim tė mandatit tė dytė, ai tregohet pajtues kundrejt Shteteve tė ish-Konfederatės dhe lanēon njė program rikonstruksioni qė nuk realizohet pėr shkak tė vrasjes nga njė ekstremist pro vendeve tė bashkuara. Ai njihet si humanitar dhe njė politikan me vizion tė madh. Ai bėhet njė legjendė dhe njė hero i botės pas vdekjes. Abraham Linkolni, i cili rridhte nga njė rajon i thjeshtė periferik, u bė njė ndėr presidentėt mė tė mėdhenj tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Pėr tė ruajtur Unionin gjatė Luftės Civile, ai bėri mė shumė detyra se cilido president tjetėr. Nėse nga nevoja ishte pothuajse njė diktator, nga bindja e tij e zellshme ai qe gjithmonė njė demokrat. Njė politikan jashtė serie, ai bindi njerėzit me fjalė tė arsyeshme dhe me zbulime tė menduara me qėllim qė ata ta konsideronin pėr aftėsinė e tij tė drejtimit. Ai kishte njė ndikim tė dukshėm nė institucionet politike amerikane. Gjatė Luftės Civile amerikane, shqetėsimi i tij kryesor ishte ruajtja e Unionit, nga i cili shtetet e konfederuara tė jugut ishin ndarė pėr shkak tė fitores elektorale. Nė vitin 1863 ai njoftoi lirimin e skllevėrve me Shpalljen e emancipimit. Ai u rizgjodh nė krye tė Shteteve tė Bashkuara nė vitin 1864 duke pasur si vizion njė fitore tė pjesė veriore, por u vra nė fund tė luftės.

Familja dhe jeta para politikės

Abraham Linkoln ka lindur mė 12 shkurt tė vitit 1809, nė Kentucky, nė pjesėn juglindore tė Kontatit tė Hardin dhe pranė Hodgenville. Ai ėshtė i biri i Thomas Linkoln dhe Nancy Hanks, njė ēift fermerėsh analfabetė. Ai ėshtė quajtur Abraham pa emėr tė dytė nė kujtim tė gjyshit tė tij tė vrarė nga indianėt nė vitin 1786. Miti e ka ekzagjeruar disi varfėrinė e prindėrve tė tij pas lindjes sė Abraham. Kėshtu Thomas Linkoln ishte njė qytetar i respektuar nga tė gjithė. Nė vitin 1818, kur ishte vetėm 9 vjeē, atij i vdes e ėma, por njė vit mė vonė i ati i tij martohet me Sarah Bush Johnston, njė vejushė qė kishte dy vajza dhe njė djalė. Ajo e trajtoi Abraham si djalin e saj. Ai dhe Sarah i bėnė shumė tė afėrt, sa disa kohė mė vonė ai e kujtonte atė si mama-engjėll. Abraham Linkoln fillon mė pas tė ushqejė njė pasion tė madh pėr librat dhe tė lexuarin, pasion i inkurajuar nga njerka Sarah. Asnjėherė nuk u kuptua realisht nga i erdhi kjo dėshirė, pasi prindėrit e tij nuk dinin as tė shkruanin as tė lexonin dhe ai shkonte rrallė nė shkollė. Me gjithė kėtė Linkolni nuk mundi tė lexonte mė tepėr se disa libra, pėr tė cilėt ka ruajtur kujtime. Nė rrjedhėn e leximeve tė tij, ai zbulon Biblėn, historinė e Anglisė dhe tė Shteteve tė Bashkuara. Ndėr librat qė ai ka lexuar mund tė pėrmendim Robinson Cruzo tė Daniel Defo apo fabulat e Ezopit. Fqinjėt e tij treguan mė vonė se ishte gati tė pėrshkonte disa milje pėr tė huazuar njė libėr. Nė mars tė vitit 1830, nė kohėn kur Abraham mbushi 21 vjeē, Thomas Linkoln vendos tė shkojnė nė tokat pjellore tė Indianas, nė bregdetin e Sangamonit. Vitin qė pason, Abraham Linkoln, duke mos dashur tė bėhej fermer, vendos tė kryejė njė ekzistencė autonome. Pasi kishte ndihmuar tė atin tė plehėronte tokat, bėhet pjesė i ekuipazhit tė njė anijeje dhe bėn njė udhėtim mbi Misisipi deri nė Nju Orlins. Nė kthim ai instalohet nė fshatin New Salem, nė bregdetin Sangamon. Atje ai bėhet magazinier, postier, mbikėqyrės. Nė vitin 1832, ai futet nė milicinė lokale pėr tė luftuar indianėt e Black Hawk dhe zgjidhet kapiten i kompanisė sė tij. Ai deklaroi mė vonė se nuk kishte parė kurrė luftėtarė indianė, por kishte marrė pjesė nė zėnka tė dhunshme ndėrmjet milicėve. Duke aspiruar drejt njė jete publike, ai paraqitet nė asamblenė e shtetit si pėrfaqėsues i partisė “Whig”, (parti liberale nė Britaninė e Madhe). Duke hezituar, ai preferon mė nė fund tė bėhej avokat sesa fermer pėr tė fituar jetėn. Pasi studioi matematikė dhe gramatikė, ai filloi tė studiojė drejtėsi.

Njė avokat qė angazhohet nė politikė

Nė vitin 1837, Linkoln niset tė stabilizohet nė Springfield dhe aty filloi tė trajnohet. Ai qėndroi nė njė dhomė, madje fjeti nė njė krevat me Joshua Fry Speed ndėrmjet viteve 1837 dhe 1841, gjė qė i bėn disa historianė tė mendojnė se kishte prirje homoseksuale. Nga ana tjetėr, ai u akuzua nė vitin 1842 nga fqinjėt e tij pėr keqtrajtime seksuale ndaj kafshėve, akuza nga tė cilat shpėtoi disa muaj mė vonė duke u shpallur i pafajshėm nga gjykata e Illinois. Ai ėshtė rizgjedhur katėr herė si pėrfaqėsues nė dhomėn e Illinois. Mė pas aspiroi tė bėhet pėrfaqėsues i Illinois nė dhomėn e pėrfaqėsuesve tė Uashingtonit. Ai u zgjodh nė vitin 1846 dhe u bė pjesėtar i saj, duke filluar nga fundi i vitit 1847. Nė Uashington, ai shprehet kundėr luftės sė Meksikės, fenomen qė e gjykon jokushtetues dhe tė padrejtė. Megjithėse kishte kėtė mendim, ai votoi shumė herė pėr dėrgimin e trupave shtesė. Mendimet e tij janė gjykuar antipatriotike dhe ngjallėn pakėnaqėsi nė radhėt e zgjedhėsve tė Illinois, edhe pse Linkolni nuk kėrkoi rinovimin e mandatit tė tij. Gjatė luftės kundėrshtari i tij i ardhshėm paraqitet me njė sjellje tė kundėrt. Jefferson Davis, presidenti i ardhshėm i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės bėhet njė hero ushtarak. Pasi u kthye nė Springfield, ai pėrqendrohet te profesioni i tij si avokat dhe bėhet i njohur, duke krijuar njė klientelė tė rėndėsishme nė Ēikago. Ai luftoi kundėr Kontatit tė McLean, qė kėrkon tė vendosė njė taksė mbi aktivitetet e kėsaj kompanie. Ai merr 5000$ me kėtė rast, por duhet tė kundėrshtojė kompaninė pėr t’i fituar. Ndėr ēėshtjet qė trajtoi, bėjnė pjesė edhe disa ēėshtje kriminele. Duke mbrojtur Duff Armstrong, njė i akuzuar pėr vrasje, ai duhet tė kundėrshtojė njė dėshmitar duke pretenduar se ka parė njė klientin e tij nė mes tė vrasėsve falė dritės sė hėnės. Mbi bazėn e njė kalendari tė vetėm, Linkoln pėrkrahu tezėn se hėna nuk i ka dhėnė mundėsinė dėshmitarit tė shikojė skenėn dhe i dha pafajėsinė. Kjo karrierė si njeri i ligjeve kontribuoi nė faktin se i jep Linkolnit njė reputacion tė njė njeriu brilant, elokuent dhe tė ndershėm.

Jeta nė politikė

Abraham Linkolni u zgjodh nė Kongresin e Shteteve tė Bashkuara duke ushtruar profesionin e avokatit. Qė nė kėtė periudhė pozicionet e tij janė tė dukshme, por nuk ekzistonte e drejta e votės pėr popullsinė me ngjyrė. Ai u bė i njohur si mbrojtės i kompanive hekurudhore, por gjithashtu me fjalimet e tij kundėr pranimit tė shteteve tė reja pro skllavėrisė nė Union, veēanėrisht kur ai paraqitet nė zgjedhjet senatoriale tė vitit 1858. Akti Kansas-Nebraska i vitit 1854, qė heq kufijtė e pėrhapjes sė skllavėrisė (Kompromisi i Misurit), e vendos Linkolnin nė pjesėn elitare tė skenės politike. Senatori demokrat Stephen A. Douglas propozoi njė referendum pėr ēėshtjen e skllavėrisė nė territoret nė fjalė. Nė vitin 1858, Linkoln mbajti njė fjalim qė vuri nė dukje rrezikun e mosbashkimit tė vendit pėr problemin e skllavėrisė. Elokuenca e tij e bėri tė njohur pėr njė publik tė gjerė. Linkolni u zgjodh nga republikanėt pėr zgjedhjet presidenciale tė vitit 1860. Ai u zgjodh mė 6 nėntor tė vitit 1860 dhe u bė presidenti i 16-tė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės me 39,9 % tė votave, falė ndarjeve nė gjirin e Partisė Demokrate. Ai mundi kėshtu kandidatėt e tjerė qė ishin Stephen A. Douglas (29,5 %), John C. Breckenridge (18,1 %) dhe John C. Bell (12,5%). Njė ditė pas zgjedhjeve, atėherė kur presidenti i ri nuk ishte emėruar, shtatė shtete dhanė dorėheqjen: Karolina e Jugut, Misisipi, Florida, Alabama, Gjeorgjia, Luiziana dhe Teksasi. Gjashtė tė fundit vendosėn mė 4 shkurt tė vitit 1861 tė formojnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė Linkolni nuk pranoi t’i njihte. Shtetet e Delaware, Mariland, Virxhinia, Karolina e Veriut, Tenese, Kentycky, Misuri dhe Arkansas vendosėn tė qėndrojnė nė Union, por e lajmėruan Linkolnin se nuk do tė lejojnė kalimin e trupave nė territorin e tyre.

Linkoln, nė krye tė SHBA

Mė 4 mars tė vitit 1861 Abraham Linkolni emėrohet presidenti i 16-tė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Mė 12 prill tė atij viti filloi Lufta Civile me betejėn e Sumter nė Karolinėn e Jugut nga forcat e bashkuara. Tre ditė mė pas Linkolni deklaroi kryengritje dhe parashikoi formimin e njė ushtrie me 75 000 vullnetarė. Shtetet, si Virxhinia, Karolina e Veriut, Tenese dhe Arkansa u ndanė. Nė fund tė muajit prill Linkolni urdhėroi bllokimin e portave tė shteteve tė bashkuara dhe nuk lejon tregtinė me ta. Mė 27 janar tė vitit 1862 Linkolni nėnshkroi urdhrin e fillimit tė operacioneve ushtarake kundėr shteteve tė bashkuara. Mė 20 maj ligji “Homestead Act” u nėnshkrua nga Abraham Linkolni. Ai i jepte mundėsinė ēdo familjeje pėr t’u justifikuar tė zinte njė terren qė prej 5 vjetėsh pėr tė kėrkuar pronėn private dhe kjo nė kufirin e 65 hektarėve. Nėse familja jetonte aty qė prej tė paktėn gjashtė muajve, ajo mund tė blinte terrenin me njė ēmim relativisht tė ulėt prej 308 dollarė pėr 1 km². Ky ligj ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė pushtimin e Perėndimit amerikan. Mė 19 qershor ai filloi tė hartojė Shpalljen e emancipimit tė skllevėrve. Ai vendosi njė taksė mbi tė ardhurat pėr tė financuar Luftėn Civile. Mė 22 shtator njoftoi se do tė publikojė Shpalljen e emancipimit tė skllevėrve nė vendet. Ajo do tė jetė origjina e dy amendamenteve pėr Kushtetutėn, i pari duke hequr skllavėrinė, i dyti duke garantuar tė drejtat civile. Mė 1 janar vitit pasardhės skllevėrit janė emancipuar. Mė 20 qershor tė vitit 1863 Linkolni pėrfshiu Perėndimin e Virxhinias nė Union. Virxhinia Perėndimore bėhet kėshtu shteti i 35-tė. Mė 8 dhjetor Linkoln bėri tė ditur programin e tij pėr ndėrtimin e Shteteve tė jugut dhe u bėn njė ofertė amnistie dezertorėve tė ushtrisė sė konfederuar. Mė 9 mars tė vitit 1864 Linkolni emėron gjeneralin Ulysses S. Grant si kryekomandant tė ushtrive tė Unionit. Mė 7 qershor konventa kombėtare e Partisė Republikanė emėron Linkolnin si kandidat tė saj pėr zgjedhjet e ardhshme. Mė 18 korrik Linkolni urdhėron rekrutimin e 500 000 vullnetarėve nė ushtri. Linkolni rizgjidhet pėr njė mandat tė dytė me 55 % tė votimit popullor.

Mandati i dytė presidencial

Mė 3 shkurt tė vitit 1865 Likolni u pėrpoq edhe njė herė tė fundit tė pėrfundojė Luftėn Civile me negociata. Ai kėrkon kapitullimin e forcave tė bashkuara dhe kthimin e shteteve nė Union. Kėta tė fundit kėrkojnė pavarėsinė e tyre dhe mbledhja pėrfundon mė njė dėshtim. Mė 4 mars Abraham Linkolni emėrohet zyrtarisht nė mandatin e dytė si president i Shteteve tė Bashkuara. Mė 9 prill merr fund Lufta Civile. Abraham Linkolni takonte shpesh gjeneralin Grant, i cili komandoi trupat e Unionit pėr t’u marrė me problemet e ristrukturimit tė shteteve sudiste. Njė mbrėmje pasi kishte dalė pėr tė parė njė teatėr (pjesa teatrale titullohej "Our American cousin"), nė teatrin Ford nė Uashington, kur u vra nga njė simpatizant sudist. Ky i fundit, John Wilkes Booth, i afrohet nga pas Linkolnit dhe e qėllon me plumb pas koke, i cili i kap trurin. Mė pas atė e transportojnė nė njė shtėpi pranė teatrit, ku kaloi natėn pa e marrė veten. Linkolni vdes tė nesėrmen nė mėngjes nė orėn 7:22.

Politika e brendshme
Qė pas zgjedhjes sė tij, Abraham Linkolni u pėrball me problemin e ndarjes sė Shteteve sudiste. Nė fakt kjo ndarje, si dhe krijimi i Konfederatės nga shtetet e jugut nuk ėshtė e njohur nga shtetet, ku nga amerikanėt pėrdorej termi “Luftė Civile”. Qėllimi i luftės, gjithmonė nė tė njėjtėn pikėpamje, ėshtė tė ruhet Unioni. Prioriteti i Linkolnit ėshtė ruajtja e Unionit dhe riintegrimi i shteteve ndarės. Ai drejtoi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė operacionet e forcave tė armatosura para se tė gjente te gjenerali Grant njė shef, tek i cili mund tė kishte besim. Vazhdimi i luftės kėrkonte njerėz dhe financim. Linkolni futi shėrbimin ushtarak pėr ulur deficitin e vullnetarėve dhe taksėn e tė ardhurave. Kontributi i tij mė i njohur do tė mbesė Shpallja e emancipimit duke liruar skllevėrit nė tė gjitha shtetet e Unionit. Nga fakti i gjendjes sė luftės, Abraham Linkolni ėshtė njė ndėr presidentėt qė ka mbledhur mė shumė pushtete nė duar. Para se tė zgjidhej president dhe veēanėrisht gjatė fushatės elektorale, Linkolni kishte bėrė shumė deklarata duke treguar nė mėnyrė mjaft tė qartė kundėrshtimin e tij ndaj skllavėrisė nė emėr tė parimeve morale. Ai do tė mbetet nė histori si autori i Shpalljes sė emancipimit tė skllevėrve, por disa kritikė kanė shėnuar qė prioriteti i tij ishte i lidhur me restaurimin e Unionit, dhe jo me tė drejtat qytetare tė skllevėrve. Linkolni u zgjodh nė presidencė veēanėrisht pėr shkak tė dimensioneve nė gjirin e Partisė Demokrate. Gjatė mandatit tė tij ai u kritikua nė brendėsinė e partisė sė tij sepse lufta ishte e gjatė dhe e kushtueshme dhe qė shumė amerikanė nuk shihnin ndonjė arsye pėr tė luftuar pėr tė drejtėn e njerėzve mė ngjyrė. Ai do tė rizgjidhet sepse Unioni ėshtė fitues nė fushėn e betejės nė momentin e votimit.

Martesa dhe fėmijėt

Mė 4 nėntor tė vitit 1842, Abraham Lincoln martohet me Mary Todd nė moshėn 33-vjeēare. Ēifti pati katėr fėmijė: Robert Todd Lincoln, i lindur mė 1 gusht tė vitit 1843, nė Springfield, Illinois, Edward Baker Lincoln, I lindur mė 10 mars tė vitit 1846, nė Springfield, Illinois, William Wallace Lincoln, I lindur mė 21 dhjetor tė vitit 1850, nė Springfield, Illinois dhe Thomas "Tad" Lincoln, I lindur mė 4 prill tė vitit 1853, nė Springfield, Illinois. /zemershqiptare