PDA

Shiko versionin e plotė : Vetmia ngjitese, si gripi


pink_angel
05-12-2009, 10:20
Vetmia, ashtu si gripi, eshte ngjitese: mund te perhapet ne brendesi te grupeve, me femrat qe kane me shume mundesi te infektohen sesa meshkujt. Kete e zbulon nje studim i Universitetit te Cikagos, i Universitetit te Kalifornias-San Diego dhe i Harvardit.

Duke analizuar te dhenat relative me nje tjeter studim, kerkuesit kane zbuluar se njerezit e vetmuar kane prirje te transmetojne ndjenjat e tyre te trishtimit kundrejt atyre qe kane perreth, gje qe si perfundim i dergon ne nje izolim ndaj shoqerise. "Kemi gjetur nje model befasues infektimi, qe con njerezit te bien ne "agoni' te plote kur izolohen”, ka shpjeguar John Cacioppo, psikolog i Universitetit te Cikago, i konsideruar nje ekspert vetmie ne SHBA.

Studimi eshte publikuar ne numrin e dhjetorit te “Journal of Personality and Social Psychology”. Studiuesi shpjegon qe perpara se te humbasin miqte, njerezit e vetmuar percojne ndjenjat e tyre tek ata pak qe u mbesin dhe qe me pas izolohen po ashtu si “transmetuesit”. "Njerezit e vetmuar kane pak miq dhe izolimi i tyre i con te humbasin edhe lidhjet e pakta te mbetura – thote Cacioppo -. Keto efekte perforcimi tregojne se permbajtja jone shoqerore mund te reduktohet ne marzhe minimale”.

E meqenese vetmia eshte e lidhur me shqetesime fizike e psikologjike, qe mund te shkurtojne jeten, Cacioppo shpjegon se eshte shume e rendesishme te dish ta njohesh situaten e te ndihmosh ata qe jane infektuar, perpara se te perfundojne ne ekstremin me te ulet.

Diamanta
05-12-2009, 12:44
Po kjo besoj do jet per moshat e medha !Se rinia ne Amerike ,qyqa mami s'duan te martohen se ju prishet terezia .Duan te dalin me shoqerin ,mos te ken ngarkesen e familjes te rine mbyllur brenda familjes nen llogarine e burrit.:kokforte:laj shplaj gatuaj rrit kalamaj.shif dhe burrin ne sy po qesh apo eshte me nerva :prish:Kur del me shoqe shok s'besoj se quhesh po rri ne vetmi!

Edlira
05-12-2009, 16:17
Duan te dalin me shoqerin ,mos te ken ngarkesen e familjes te rine mbyllur brenda familjes nen llogarine e burrit.laj shplaj gatuaj rrit kalamaj.shif dhe burrin ne sy po qesh apo eshte me nerva

Pse kaq negative per martesen? Martesa nuk eshte denim. Kush martohet dhe mendon se do i ndryshoj jeta per keq nuk duhet te martohet..ose tepakten nuk duhet te martohet me ate person qe i sjell ndjenja te tilla.