PDA

Shiko versionin e plotė : Dosja sekrete e Selman Rizes


{Albanian}
26-12-2009, 16:12
Raport nga Taraboshi

Mar. Pun.Op. Bedri Lybesha.
Dhėnė Agjenti Taraboshi
Raport i datės 1/VI/969

Nė datėn 27/V/969 ai vajti ke Selman riza pėr tė marrė disa udhėzime nga Selmani pėr gjuhėn frėnge. Gjatė bisedės qė filloj rreth lidhjes qė ekziston ndėrmjet tė menduarit dhe tė folurit Selman Riza tha: unė kam arritur nė konkluzion se s’ka lidhje ndėrmjet tė menduarit dhe tė folurit. Unė jam kaq i sigurt pėr kėtė sa mar guxim dhe kritikoj edhe Markėsin i cili ka arritur nė njė pėrfundim tė gabuar pėr kėtė ēėshtje. Ai mbasi mbaroi punė me Selmanin filloi tė bisedojė veē me Adile Protopapėn pėrgjegjėse e bibliotekės rreth aftėsive tė Selmanit, ai qėllimisht e hapi kėtė bisedė pėr tė marrė diēka pėr Selmanin nga A. Mbasi ajo foli pėr aftėsitė e Selmanit nė gjuhėsi tha:
Selmani ėshtė kokė: se gjatė bisedave qė kam patur unė me tė, ky ka arritur tė kritikojė edhe pikpamjet e Marksit. Po kėshtu edhe Adileja pėrmendi tekstualisht atė qė ka sipėr shėnuar.
Taraboshi

DETYRA
Meqė ju jeni tė interesuar pėr tė mėsuar gjuhėn frėnge vazhdo bisedat me Selman Rizėn pėr tė futur mė thellė nė mendimet e tija nė ēdo drejtim.

MASAT AGJENTURORE OPERATIVE
Tė bisedohet me Agj. Taraboshi se nė cilėn dit zakonisht vete ke Selmani dhe me qėn se Selmani fle nė hotel tė shkohet drejt mundėsive pėr vėnjen e T.O.
Sė shpejti.
Raporti tė riprodhohet nė nji kopje dhe tė vendoset nė dosjen e tij
Puntori operativ (Bedri Lybesha)Raport survejimi

Objekti i survejimit Aripi Dita e V-tė datė 4/XI.1959
N’ora 6 filloj survejimi nė rrugėn B. Curri nė drejtim tė rrugės S.Kodra pėrkarshi shtėpisė Nr.106.
N’ora 1?,35’ Objekti doli nga Instituti i shoqėruar me Ėngjėll Angonin, i cili punon nė universitetin shtetėror tė Tiranės, kalojnė rrugėn Labinoti, Sh.Partizani, n’ora 14,30’ para Kinemasė Partizani ndahet Engjėlli me biēikletė largohet nė drejtim tė ndr5yshėm, ndėrsa objekti vazhdon ecjen Sh.Partizani, Barrikatave, B.Curri, Siri Kodra dhe n’ora 15,3’ u fut nė shtėpinė e tij.
N;ora 18,30’ Objekti doli nga shtėpia kaloj rrugėn Siri kodra, B.Curri dhe n;ora 18,37 u fut nė dyqani shoqėruar me njė grua e cila dyshohet tė jetė gruaja e tij, mbasi gjatė ecjes i futi krahun objektit, qė tė dy vazhdojnė ecjen rrugės B.Curri dhe n’ora 18,55’ u futėn nė dyqanin e bukės Njėsija nr.117 pėr 0,2’ dualėn me njė bukė 50 lekėshe nė dorė vazhdojnė ecjen B.Curri, Siri Kodra dhe n’ora 19, 5’ u futėn nė shtėpinė nr.106.
Prej kėsaj ore dhe deri n’ora 22.00 nuk ishte parė se objekti9 tė bėjė ndonjė lėvizje. Nė kėt orė survejimi u7 ndėrpre.
U shtyp nė 2 kopje. Kopje e I-rė Degės...” II-tė nė degėn e V-tė.Androkli Kostallari: Riza i ka shėrbyer Ballit
Shėnim operativ

Nė datėn 26/IX/1962 nė njė bisedim verbal me Androkli Kostallarin – Drejtori i Institutit tė Albanologjisė, rezulton se: “...Punonjėsi Shkencor, Selman Riza ka qenė njė nga aktivistėt e organizatės tradhtare tė B.Kombėtar, nė ngarkim tė tė cilit nga njė trakt qė ėshtė lėshuar nga Partia tonė gjatė luftės demaskon tė pėrmendurin si eksponent dhe armik nė shėrbim tė Ballit dhe okupatorėve. Sipas Androkliut, ky trakt mendohet tė botohet edhe nė shtyp.
Androkliu thotė se Selman Riza akuzon gjithė shokėt e shėndoshė, duke i cilėsuar se kėta nuk dinė asgjė dhe ėshtė grindur me tė gjithė punonjėsit, ndėrsa vetė ay nuk ka aftėsi pėr sektorin qė ndjek. Hipotezat e tij qė ka ngritur nė institut nuk kanė asnjė bazė shkencore dhe kur ėshtė kritikuar pėr materialet e tij pa vlerė, ėshtė detyruar tė tėrhiqet dhe tė mos botohen nė shtyp.
Nė njė leksion pėr albanologjinė qė ish ngarkuar tė bėnte, nuk ka shkruar realitetin duke i dhėnė njė frymė nė favor tė Jugosllavėve. Pėr kėtė ēėshtje nė njė mbledhje tė punonjėsve shkencorė u kritikua, aq sa edhe Eqrem Ēabej e kundėrshtoi pėr materialet e tij tė dobta nė kundėrshtim me realitetin.
Na ka thėnė Selmani nuk merremi me politikė por jemi tė pavarun si shkencėtarė. Ne jemi autoritete shkencore dhe jo administrative. Nuk duhet bėrė propagandė me ēėshtjet shkencore.
Qė nga prishja e marrėdhėnieve me B.S ka filluar tė aktivizohet duke goditur sistematikisht punonjėsit e tjerė tė vjetėr e tė rinj, sidomos tani flet edhe kundra A.P (?) gjė qė mė parė nuk e bėnte.
Gjithashtu punonjėsit shkencor K. I ka thėnė Androkliut se kur kam qenė nė burg me Selmanin, ay trajtohej shumė mirė, i lejonin libra e sende tė tjera nė burg, ndėrsa neve nuk na jepej asnjė e drejtė. Mbas daljes nga burgu u emėrua profesor nė Sarajevė dhe Shkup dhe pėr ēudi nė vitin 1955 vjen nė Shqipėri si i persekutuar nga Jugosllavėt.
I paraqituri ka qenė pronar tokash dhe dyqanesh. Nė tė kaluarėn ka qenė bile avokat i njė firme tregtare private. Studimet i ka kryer nė Francė por nuk ka asnjė dokument pėr fakultetin qė ka kryer. Ėshtė tip egoist mendjemadh dhe e mbivlerėson veten e tij. Tregohet se ėshtė punėtor i madh duke qėndruar nė zyrė, por nė fakt nuk nxjerr asgjė nė dritė, mbasi nuk ka aftėsi shkencore.
Me qenė se na prish punė, pohoi Androkliu, do ti propozojmė komitetit Qendror pėr ta larguar nga Instituti.
Punėtori operativ, Tiranė, mė 27/IX/1962 Kap.I-rė (Qiriako Prokopi)
Anash:
Qako! Grumbullo tė gjitha qė di mirė pėr... dhe tė propozojmė njė relacion tė Q. pėr ta hequr andej E..
(Shėnim nė anėn tjetėr) Ky shėnim operativ nuk ėshtė i plotė. Po duhej tė bėnte tė kjartė ēdo gjė qė ven nė dyshim objektin. –P.sh.
1.Thuhet se S. ka bėrė njė leksion pėr albanologjinė, nuk ka shkrojtur realitetin por i ėshtė dhėnė njė frymė jugosllave dhe pėr kėtė ėshtė kritikuar nga E. Ēabej. Pėr mendimin tim ky fakt duhej dėrguar deri nė fund.
2. Po kėshtu ėshtė edhe rasti i K. Megjith se i ka kalue koha. – Kėto duhet tė skjarohen se mbeten si tė dyshimta pėr Selmanin.

Raport nga “Jaku”

Dhėnė nga B.P. Jaku marrė nga Tog Gaqo Pema datė 9/V/1958

Raport
Ay raporton se nė muajin prill 1958 i quajturi Zeqirja Rexha u riatdhesua nga Jugosllavia. Kėtė lajm po ia epte nė bisedė e sipėr Kristo Frashėri Aleks Budės nė sallėn e institutit tė historisė e gjuhėsisė. Nė diskutimet nė mes tė kėtyre tė dyve simbas thanjes sė vet Zeqirja Rexhės se ai ishte riatdhesuar me vullnetin e tij etj. Nė bisedat qė kishte me Kristo Frashėrin ay i kishte thėnė se ishte persekutuar mjaft nė Jugosllavi si dhe vuajtur mjaft ekonomikisht, megjithatė ndėr tė tjera i kishte thėnė se kishte mbaruar fakultetin e romanistikės nė Beograd. Kish sjellė me vehte nji koleksion tė nji reviste letrare shqipe qė del nė Prishtinė tė cilėn ia shiti institutit tė gjuhėsisė e historisė nėpėrmjet Kristo Frashėrit, nga diskutimi qė u bė nė sallė doli se ay ishte nji shok i Selman Rizės i cili ky ėshtė riatdhesuar gjithashtu nga Jugosllavia para dy vjetėve. Duke shprehur habinė pėr persekutimin qė i kishin bėrė nė Jugosllavi Aleks Buda i thosh K. Frashėrit se ay nė vitin 1947 ka qenė njė eksponent i flaktė i lėvizjes titiste nė Kosovė, por siē duket ay mė vonė paska ndruar qėndrim.
“Jaku”

Raport nga “Gjenevreku”
Marrė nga XXXXXXXXXXX dhėnė B.P. Gjenevreku

RAPORT I DATĖS 27/x/58
Pėr Selman Rizėn ai tha se e njifte qyshe nė vjetin 1955 po thuaj nga nga fundi i kėtij vjeti, kohė nė tė cilėn erdhi nga Jugosllavia – d.m.th. kur u emėrua profesor nė fakultetin e Historisė dhe tė Gjuhėsisė nė Universitet. – Mbi jetėn e Selman Rizės ai ka mėsuar kėto gjėra:
Ėshtė nga Gjakova e Jugosllavisė, shkollėn e Mesme e ka kryer nė Liceun e Korēės dhe studimet e Larta nė Francė, thonė se tėrė kohėn qė ka vazhduar shkollėn ėshtė i dalluar nė mėsime dhe studime, duke lėnė pėrshtypje si nė rrethin e studentėve dhe nė atė tė pedagogėve. Din shumė mirė gjuhėn serbishte, frėngjishte, gjermanishte, rusishte dhe anglishte. Ai ishte munduar tė mėsojė tėrthorazi mbi jetėn e tija dhe tė kaluarėn, por Selmani i ėshtė shmangur nėj gjėje tė tillė dhe kur ka raste tė tilla qė ta pyesėsh tė thotė ju lutem na lejoni tė punojmė.
Ai ka mėsuar nga Myrteza Kadzadej se Selmani ka qenė arrestuar kur ka qenė nė Shqipėri dhe u ėshtė dėrguar lidhur jugosllavėve, tė cilėt mbasi e mbajtėn pak kohė e liruanė dhe emėruan profesor tė gjuhės frėnge Zagreb.
Qė prej kohės qė S. Riza punon nė Universitetin tonė ai ka vrejture kėto gjėra, nė personin e tij: ėhstė njeri jashtėzakonisht puntor dhe me njė vullnet tė ēuditshme n3ė punė, punon intensivisht si rrallė tė tjerė, gjatė tėrė orarit zyrtar ėhst5ė shumė i pėrpiktė nė punė e orar, shumė rrallė del jashtė zyrės gjatė orarit tė punės , flet shumė pak dhe eviton bisedat me cilin do, po edhe kure flet tė shumtėn e herės janė tė tjerėt q ėi drjetohen S. Rizės dhe jo ky tė tjerėvet. Po ti drejtohesh pėr bisedė, pyetje a sqarim pėr ēdo subjekte tė pėrgjigjet menjėherė po shumė shkurte dhe e sheh se bashkėfolėsi don me e zgjatė bisedėn, atėherė bėn disa gjeste padurimi qė don tė thotė “nėse mbarove tė lutem mė lėr rehat se kame punė”, me njė fjalė nuk tė inkurajon tė flasėsh as tė bėsh shaka qėndron shumė serios.
Prej dy vjetėsh punon mbi dy monografi shkencore (studime gjuhėsore 1) mbi nyjet dhe 2) mbi pėremrat pronorė tė gjuhės shqipe) prej tė cilėve pret tė fitojė gradėn kandidat i shkencave, punon dite e natė pėr kėto monografi, vjen dhe tė dielave e punon pothuajse tėrė ditėn.. gjatė kėtyre dy vjetėve nuk ėshtė parė tė frekuentojė nonji lokal, si duket nuk pi as duhanin as rakinė, as kafen. Ėshtė kaq i mbyllur e i heshtur sa nuk i dihen as gustot dhe as dėshirat e tija, jo vetėm kaq por nuk ėshtė parė tė jetė shoqėruar no njė herė nė rrugė me nonjė person tjetėr pėrveē gruas sė tija. Gjithashtu dhe kėtu nė universitet nuk shoqėrohet dhe nuk i kemi konstatuar as nonjė shoqėri me pėrjashtim tė pėrshėndetjevet tė zakonshme.
Ėshtė njeri ambicioz dhe i njef vetes njė superjoritet intelektual mbi shumė tė tjerė, vishet shumė thjeshtė tė shumtėn e herės me rroba doku. Nė mbledhjet qė bėhen ēfarė do qofte sindikale apo zyrtare dėgjon me shumė vėmendje dhe kur e merr fjalėn diskuton me shumė serjozitet. Njerėzit e ndryshme qė e njofin flasin me konsideratė pėr tė dhe e ēmojnė. Pėrshtypja e pėrgjithshme qė tė le ky person ėshtė njeri shumė punėtor, i mbyllur nė vetvete, mizantrop, i heshtur...ambicioz. Flet edhe shkruan toskėrishte.
Gjenevreku.

Detyra
Do ti jepen mė vonė nė bazė tė njė vije sjelljeje dhe mbasi tė vėrtetojmė se sa do tė jetė i zoti B.P qė tė pėrfundojė kėtė.
Masat operative
Ti bėhet njė vijė sjelljore e studjuar.
Punėtori operative. Emri dhe firma janė shlyer. Shefi i seksionit V-tė kapitet I-rė
(Marke Dodani)

Raport nga “Jaku”
Dhėnė nga B.P. “Jaku” Marrė nga Tog Gaqo Pema datė 11/IV/958
Raport
Ay raporton se Selman Riza bashkėpuntor i vjetėr i Institutit tė Historisė e Gjuhėsisė, tani punon nė sektorin e gjuhėsisė. Paraqitet puntor serjoz dhe me shoqri. Nuk shoqrohet me askėnd, pėrveē zyrės nuk shkon se nuk frekuenton ndonjė lokal si kafe, klube e tjera. Kur kthehet nga zyra pėr nė shtėpi shkon mė tė shumtėn vetėm. Asnjiherė nė zyrė nuk trajton ēėshtje politike, i eviton ato. Njė ditė rreth datės 8/IV/958 erdh nė zyrėn e Aleks Budės mbasi mbaroi orari punės, e priti atė derisa u bė gadi dhe sė bashku u nisėn pėr nė shtėpinė e Aleksit. Nuk dihet pse vajti: pėr tė marrė ndonjė libėr apo ihs i ftuar pėr drekė nga ai.
“Jaku”
Detyrat dhėnė B.P. ndodhen nė raportin e tij origjinal.
Masa op: Informata tė shtypet dhe nji kopje ti jepet seksionit tė V-tė sektorit pėrkatės.
Puntori operative Toger (Gaqo Pema)
Ma dhat kot. 20/6.58 (firma e palexueshme)

Raport survejimi

Objekti i survejimit Aripi. Dita e I.... tė e survejimit data 3.XI.1959.
N’ora 7.5’ objekti doli nga shtėpija nė rrugėn B.Curri nė drejtim tė rrugės Siri Kodra as. Deshnicaq, sh. A.Rustemi, M Kėlliēi, Labinoti dhe n’ora 7,30’ u fut nė institutin akademik.
N’ora 15,00 objekti doli nga instituti, kaloj rrugėn Labinoti, M.Kėlliēi, sh. A. Rustemi, Sh Deshnica, S.Kodra dhe n’ora 15,25’ u fut nė shtėpinė e tij nr.106.
N’ora 16,35’ Objekti doli nga shtėpija e tij kaloj rrugėn S. Kodra, Sh.Deshnica, Sh. A. Rustemi, M.Kėlliēi, Labinoti dhe n’ora 17.00 u fut nė Institutin Ekonomik.
N;ora 18,55’ Objekti doli nga Instituti kaloj rrugėn 28 Nėndori, sh. Partizani, 28 nėndori, para pastiēerisė vollga Don, kthehet rrugės 28 nėndori, Sh.Partizani, barrikadat B. Curri dhe n’ora19,20’ para shkallės K.Permeti u takua me njė grua nė tė cilės objekti i ēeli ēantėn e cila e kishte gruaja nė dorė dhe i shkoj krahun qė tė dy vazhdojnė ecjen rrugės B.Curri, S.Kodra dhe n’ora 19,25’ u futėn tė dy nė shtėpinė me nr.106. deri n’ora 22,00 qė vazhdoi survejimi nuk u pa ndonjė lėvizje. Nė kėtė orė Survejimi u ndėrpre.
U shtyp 2 kopje. Kopje I-rė Degės.....
“II-tė nė Degėn e V-tė punėtori operativ Toger (Kleo Nika)

Raport nga “Tomorri”

Marrė nga P.O.Dh.Gjoni
Dhėn nga B.P. “Tomorri”

Raport i datės 12/6/1967

Viktor Stratoberda kisht vajtur nė Tiranė me datėn II-Qershor 1967 bahskė me gruan pėr ta shtruar nė Maternitet, kishte bizetuar me aleks Budėn pėr Selman Rizėn e tė tjerė, Aleksi tha Viktori nuk tė thotė gjė konkretisht dhe nė hollėsi ashtu siē duam neve, por tha se, “ janė shumė tė ulėt”, por e shoqja e Aleksit (Vasilika) qė ėshtė netare e Viktorit, tha pikpamjet ndryshme nė prirjen e goditjes qė drejtoheshin kundra Aleksit tė shoqit tė saj”.
Pėr Selman rizėn tha “Selmani filloi diskutimin nė atė mbledhje duke thėnė tė dashur shokė dhe tė shtrenjtė komunista-Antar tė partisė, menjėherė nė kėtė rast e mori fjalėn udhėheqėsi i Partisė duke i thėnė lėri ato shprehje borgjeze dhe hipokrite”. Ky qe fillimi pastaj merre me ment – Selmani foli pėr drejtorin se duke qenė drejtori dhe administrator nuk ka mundėsi tė merret dhe me punė shkencore, kaqe foli pėr Selman Rizėn”.
“Tomorri”

Shėnim. Detyra nuk ju dhanė.
Masa operative
Raporti tė shtypet nė dy kopje dhe vendoset nė dosjen e dy objekteve S.Rizės dhe V.Stratoberdes. P.operativ (Dhimitėr Gjoni)

Raport nga “Bleta”
Dhanė Bp. “Bleta” marrė P.O.B.Shehu
Nė bazėn “Riviera”
Raport dt.8.6.77

Burimi njofton se me dt.26.5.77 nė Bibliotekėn Kombėtare u takuan me Selman Rizėn. Mbasi bėnė bisedėn mbi problemet gjuhėsore, Selmani u shpreh: “Ne nuk kemi shkencė jemi akoma nė primitivizėm, sepse “shkencėtarėt” tanė duan tė merren me politikė, me marksizėm e jo me shkencė. Tek ne ēdo gjė ėshtė politike, para e mbrap”. Burimi nuk ja kundėrshtoi mendimin me qėllim qė Selmani tė vazhdonte, por vetė Selmani e kaloi bisedėn nė njė temė tjetėr. Gjatė bisedės Selmani e pyeti atė nėse gjatė kohės qė ka qenė pėr studime nė Francė e ka njohur Rexhep Ismailin nga Kosova, tė cilin Selmani e konsideronte si shokun mė tė ngushtė.. Burimi i tha se e njihte dhe se i ishte dukur me tė vėrtetė njeri i mirė. Selmani nuk u zgjat mė shumė nė kėtė drejtim.
Bleta
Vlerėsimi i tė dhėnės: E dhėna tregon se Selman Riza qėndron nė pozita tė theksuara armiqėsore. Ky i kundėrvihet heshtur politikės sė Partisė, e cila thotė se politika nė vendin tonė duhet ti paraprijė gjithēkaje dhe vetė shkencės, kurse Selmani mbron pikpamjet borgjeze-revizioniste, tė cilat pėr demagogji e konsiderojnė shkencėn tė shkėputur nga politika. Selmani kėto ide reaksionare mundohet t’i kultivojė edhe te persona tė tjerė.
Detyra: B.p u porosit qė ta mbajė kėtė frymė vigjilence dhe sa herė tė konstatojė pikpamje e veprime tė karakterit armiqėsor t’na bėjė me dijeni, mbasi ajo sė shpejti do tė seleksjonohet nga rrjeti agjentural, sepse jep mėsim tė gjuhės frėnge te shokėt e udhėheqjes sė Partisė dhe tė Shtetit, nė familjet e tyre.
Masa operative: E dhėna tė shtypet nė njė kopje dhe t’i kalohet P.O Astrit Mata qė ka dosjen formulare 2B tė Selman Rizės.
Tiranė 8.6.77 Puntori operativ Besnik Shehu.I

Shėnim:
Materialet e kėsaj specialeje janė shkėputur nga libri “Pasionet dhe pėsimet e Selman Rizės”, pėrgatitur nga studiuesi Rexhep Ismajli. Pėrmendja e emrave tė personazheve tė njohur nuk ka si qėllim pėrbaltjen e tyre, por dėshmon faktin se ē’mjete pėrdorte Sigurimi i Shtetit pėr tė pasur nėn kontroll gjithēka e gjithkėnd qė vihej nė rreth nga sistemI

elvisi
29-12-2009, 21:38
Interesante.