PDA

Shiko versionin e plotė : Piloti sllovak sekuestron nje avion plot me shqiptare


Daniel00
17-01-2010, 21:34
Po e hap kete teme me nje fraze te nje pasagjereje , e cila thoshte se ishte nje nga 146 , ndersa redaksia e Balkan web thoshte qe ishin 110 persona , nder te cilet 6 a 7 femije .

Ata jane viktime e nje ēmendurie te nje piloti sllovak i cili mesa thuhet ka pasur mosmarreveshje me kompanine Albania Airlines .

Pas nje vonese te gjate ne Rinas , qe perpara nisjes , rreth nje ore deri nje ore e gjys , avioni megjithe shenjat e personalit te aeroportit nuk ka hapur portat dhe deri sa eshte nisur , piloti nuk ka komunikuar asgje . Gjate fluturimit eshte njoftuar per nje difekt , dhe asgje me shume , nga stjuardesat qe ishin te tronditura , sipas nje pasagjereje qe njoftoi me telefon .
Pas tre ore fluturimi , avioni ben nje ulje normale shume me larg se sa destinacioni fillestar , pra ne aeroportin e Bratislaves .

Atje nuk lejohen te dalin nga zona tranzit ku i ngujon policia as per te marre ndonje avion ne menyre personale , dhe vetem ne oren 11 te nates u thote qe te largohen nga aeroporti .

Kompania Albania Airlines e pergenjeshtron lajmin nga ana e vet dhe thote se avioni qe kishte marre ajo me qera nga Air Slovakia per ate udhetim , kishte pasur difekt teknik . Nderkohe na thote se po rezervon dhoma gjasme ne Hotel te aeroportit , nderkohe qe prane pasagjereve nuk eshte paraqitur askush nga ambasada e Shqiperise ne Sllovaki , as nga ministria e puneve te jashtme nuk ka ndonje te re , sepse edhe keta hiqeshin siku po ēonin diplomate nga Vjena qe para kater oresh , dhe tek pasagjeret nuk ka asnje ndihme . Perveē nje klubi te aeroportit sllovak qe ndejti sa ndejti hapur , i trefishoi ēmimet , dhe me ne fund u mbyll .

Pasagjeret jane te lodhur e nuk kane as mundesi qe te marrin vete nje fluturim per ne Bolonja , per arsye se nuk kane te gjithe mjaft te holla .

Edhe nese policia do t'i detyroje te dale , ata i bie te perballen me nje nate te ftohte -4 grade .
Pra pa asnje ndihme dhe te perēmuar megjithese te gjithe kane vize shengen , trajtohen ne kushte shume te veshtira , pa uje e ushqime , nderkohe qe nje femije ishte me 40 grade temperature . Policia ndaloi edhe nje vajze shqiptare qe deshi te hape lajmin ne internet .

Keto ishin te rejat e deritanishme deri me 11 te nates .

Daniel00
17-01-2010, 21:40
Ndėrkaq kompania Albania Airlines bėn tė ditur pėrmes njė komunikimi zyrtar se pilotėt cekė janė paguar rregullisht, ndėrsa shkak i kėtij devijimi ka qenė njė defekt teknik. Kompania deklaron se ka nisur njė tjetėr avion drejt Bratislavės pėr tė transportuar pasagjerėt drejt Bolonjės.

Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton se avioni i Tipit Boeing 737/300 me destinacion Bologna (Itali), ėshtė nisur nga Aeroporti Nėnė Tereza, nė orėn 16:31 sipas orės lokale dhe ėshtė ulur ne aeroportin e Bratislavės – Republika Sllovake. Sipas njoftimit tė ministrisė, deri ne momentin e daljes nga hapėsira ajrore e Republikės sė Shqipėrisė, avioni ka fluturuar sipas planit te aprovuar te fluturimit nga autoritetet shqiptare me destinacion Bolonjėn.

Ndėrkaq MPPTT njofton se avioni ėshtė ne pronėsi te Kompanisė Ajrore Sllovake “Air Slovakia” dhe prej gati 3 muajsh punon pėr llogari te Kompanisė ajrore “Albanian Airlines Mak”
“Avioni ka 110 pasagjerė nė bord., tė cilėt pėr momentin, janė akomoduar nė ambientet e aeroportit te Bratislavės. Drejtoria e Pėrgjithshme e Aviacionit Civil autorizoi Kompaninė Ajrore “Albanian Airlines Mak”, pas kėrkesės se kėsaj te fundit, pėr tė organizuar njė fluturim ekstra pėr te transportuar pasagjerėt nga Aeroporti i Bratislaves ku ndodhen aktualisht pėr nė Aeroportin e Bolonjės” thuhet ne njoftimin e MPPTT.
Ministria e Transporteve deklaron se ėshtė ngritur njė grup pune pėr tė hetuar ngjarjen e pazakontė.

Edhe Ministria e Jashtme ėshtė mobilizuar pėr rastin nė fjalė duke bėrė tė ditur se i ngarkuari me punė nė Vienė, Egin Ceka ėshtė nisur urgjentisht nė Bratislavė.

I kontaktuar nė telefon nga News24, Drejtori i Pėrgjithshėm i Aviacionit Civil, Ervin Mazniku deklaroi se ėshtė aprovuar kėrkesa e kompanisė Albania Airlines pėr nisjen e njė avioni tjetėr pėr tė marrė pasagjerėt nga Bratislava e pėr ti transportuar nė Bolonja. Mazniku tha se ky avion nuk ėshtė nisur ende.
Drejtori i Aviacionit Civil u shpreh se arsyet e devijimit tė avionit nuk janė zyrtare dhe ende mbetet i paqartė ndryshimi i destinacionit.

Pasagjerėt thonė se deri nė orėn 23:00 tė mbrėmjes nuk kanė marrė asnjė lloj ndihme apo asistence, ndėrsa nė sallėn e vogėl ku janė akomoduar ndodhen fėmijė tė vegjėl me temperaturė e gra shtatzėnė. Temperatura nė Bratislavė ėshtė shumė e ulėt, arrin deri nė minus 4 gradė celcius.
(e.n/BalkanWeb)

j&g
18-01-2010, 14:52
cfare idioti por me shume pergjegjesi duhet te mbaj kompania ajrore. edhe duhet te shperblej gjithe pasagjeret kjo eshte tmerr.

Butterfly
18-01-2010, 16:58
Bej mire qe nuk udhetoj ndonjehere me keta une lol, vetem kur ta shof veten pastaj te perfunduar ne ndonje Afganistan apo vend tjeter.