PDA

Shiko versionin e plotė : Gjykata Kushtetuese na turpėron pėr njė copė det


{Albanian}
18-03-2010, 04:17
Lajmi se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtė paktin pėr ujėrat e detit mes Shqipėrisė dhe Greqisė tronditi porsi si njė shpėrthim gėrdecar zemrat e shqipėtarėve kudo nė botė tė cilėt janė pėrmbytur nė lot.

9 anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese, 9 masonė vendosėn tė kthenin mbrapsht marrėveshjen e qėndisur nga docka e vogėl e kryeministrit Sali Berisha.

Kjo ditė zie kombėtare do tė mbetet nė histori si njollė e errėt nė rrobat qė nuk i heq asnjė lloj pluhuri larės i njohur deri mė sot.

Dhimbjen e kėsaj dite e ndjeu edhe Perėndia qė lėshoi shiun qė nuk ka tė pushuar.

Kėshilli i Ministrave.org duke u kėrkuar ndjesė qytetarėve pėr kėtė mynxyrė, pėrfiton nga rasti tė sqarojė autoritetet greke se kjo ngjarje e shėmtuar do tė zbardhet dhe 9 kriminelėt qė guxuan tė thyenin dėshirėn, zemrėn dhe urdhėrin e Kryegjykatėsit Suprem Kryeministrit Berisha do tė marrin dėnimin e merituar sapo tu mbarojė mandati.
Cila tragjedi sheksipriane do ta pėrshkruante kėtė tmerr makbethiano-hamletesk?

Kryeministri vetė nuk e besoi lajmin e tmerrshėm por nė adresė tė gjykatėsve kushtetues mund tė thoshte vetėm fjalėt “E keni lli muhabetin fare”. Herė pas here Berisha nisi tė shihte telefonin qė nuk tringėllinte as ndonjė zile apo sms. Atėherė kryeministri ka marrė ne dorė telefonin celular Bla***rry (pėr efekt reklame nuk mund tė themi qė ėshtė Blackberry) dhe ka nisur tė shkruajė njė sms.

“I nderue qirie Karamanlis

Tė lutem mė dėrgo njė sms e mė thuej si je, porsi lisi i rrxuem pėrdhe?”

Pasi dėrgoi sms kryeministri po priste me padurim pėrgjigje e cila nuk po vinte. Atėherė ka thirrur menjėherė Ilir Metėn dhe i ka ngarkuar detyrėn tė takohet me homologun socialist grek Drushtas, mundėsisht nė njė fushė neutrale, dhe tė marrė vesh nėse janė nxehur gjakrat dhe ti dalė tė keqes pėrpara.

Meta ėshtė nisur me avion pėr nė Londėr ku ka takuar ministrin Drushtas dhe i ka ofruar njė kafe me filtėr (sic e pinė grekėt) dhe njė teke raki Metaxa Skrapari, por greku i ka thėnė ti binte shkurt se kishte punė.

Atėherė Meta zemėrbardhė e ka dyfishuar dozėn dhe i ka ofruar dopjio pijen skaparishte. Greku ka pranuar dhe janė ulur bashkė tė dy tė kuvendonin pėr qametin qė u kishte ndodhur.

Drushtas ka pėrcjellė habitjen e 10 milionė grekėve dhe 5 milionė vorioepirotasve shqiptarė tė cilėt
njėzėri duan tė dinė nėse ka shtet nė Shqipėri apo edhe aty ka pllakosur anarshi si nė rrugėt e Athinės.

Ministri greku shpreh se dėmi monetar i Greqisė llogaritet nė disa miliardė euro tė thata qė do tė hidheshin nė ujin e lagėsht grek. Pa e ditur se marrėveshja do tė hidhej poshtė nga njė copė gjykatė, ne kishim vendosur tiganin grek nė zjarr dhe peshqit shqiptarė nė detin grek.
Disa kompani kanadeze naftėnxjerrėse ju pėrgjigjėn ofertės tonė dhe janė paguar tashmė miliona euro pėr tė vendosur sonda nė detin tonė” tha greku.

Qeveria greke sapo ka miratuar ligjin qė peshqit allvanozė qė notojnė nė ujėrat tona tė pajiseshin me dokumenta greke dhe brenda 5 vitesh tė bėheshin nėnpeshkas grekė ose pse jo edhe peshkopė.
Por ju edhe njė dhuratė qė deshėt tė na bėnit, na e nxorrėt qumėshtin e nėnės nga hundėt dhe ujin e detit nga veshėt, ulėrinte greku.

Mirė ne qė nuk na zė besė njeri kur japim dhurata, se jemi grek hesapi, po ju allvanozėt e leshit cfarė halli keni qė nuk bėni dot zap ca pleq garroqė gjykatėsish qė i hėngėrt mortiadha?- nisi tė ngrinte edhe mė shumė zėrin tejet i indinjuar miku vėlla grek.

Le po e mbani veten si burra tė besės ju. Ju qė kur jepni fjalėn therrni djalėn, dajėn, kur jepni besėn tė martoni mbesėn, tė vidhni fshesėn, apo ku e di unė se cfarė traditash keni ju leshkot e vorioepirit qė doni tė hyni nė Europiqi. Edhe thoni pastaj qė nuk jeni turq. Jeni burra apo jo?! Apo si e thotė edhe fjala juaj “Besa e shqiptarit si purteka e k. . . . “

Kėtu Meta nuk ka duruar por ka brofur nė kėmbė dhe menjėherė ka marrė gotėn e rakisė dhe nuk e ka lėnė grekun tė mbaronte fjalėn dhe i ka thėnė “Gėzuar”.

Vėllai greku e ka kthyer me fund dhe ėshtė qetėsuar disi.

Iliri ka buzėqeshur nė mėnyrė integruese i lehtėsuar dhe nė emėr tė qeverisė i ka shprehur keqardhjen pėr kėtė incident i cili ka indinjuar tė gjithė shqiptarėt, por pėr tė cilin qeveria do tė ngrejė menjėherė njė grup punė pėr tė ndrequr kėtė gabim tė pafalshėm nga ana shqiptarėve.

Por zgjidhjen e kemi menduar, i tha Meta homologut tė tij. Detin qė jua premtuam dhe jua kemi borxh, do t’jua kompesojmė me Detin e Shkodrės, i cili ėshtė deti i ri, i pa zėnė fill ose det i virgjėr sic thuhet ndryshe. Shqipėria do tju falė edhe Camėrinė, edhe Pirro Dhimėn, edhe Bollanon.

Ministri i jashtėm grek i kujtoi Metės se tė gjitha kėto qė pėrmendi Greqia i kishte pronėsuar prej shekujsh, por gjithsesi do tja pėrcillte qeverisė sė tij ofertėn pėr Detin e Shkodrės.

http://keshilliministrave.org