Shiko versionin e plotė : Kėngė shpirti
Drenusha
29-07-2009, 00:09
Klithje
U shterrėn klithjet,
klithjet mbi natėn e shurdhėr,
e ti nuk e di,
saherė rash thellėsive,
dhe preka fundin e territ,
si nji rėnie e plogėsht shiu.
Ishte ajo dėshira e cmendur e vet'vdekjes,
dhe ajo drita e castit tė fundit,
qė mė hurp tunelit verbues,
e mė ringjallė herash tė panumėrta.
Ti nuk e njehė atė ndjenjė,dhe bėn mirė,
se tė fortit vdesin vec nji herė.
Vjen e ma shpalon mėngjesin
dhe nxjerr nė pah gjithcka.
Gjunjėzohem para diellit,rrėfehem,
dhe, Zot ndihmo,
nuk mehen dhimbjet me vnerin e pelint;
pėrqafoj dritėrimin e tij
dhe ia puthė tė gjitha dhimbjet e ambla
rrezeduarve qė mė bekojn.
Drenusha
29-07-2009, 00:24
***
Jo,nuk janė njerzit,as jeta ,
jan fatet qė lindin tė kurdisuna qysh nė embrion,
jan damarėt qė na lidhin nga brenda,
e s'na lėshojn. Kot rrehemi se jemi tė lirė,
gjithmon ka disa dej qė na tkurrin,
-ja, deri kėtu ėshtė kufiri-na e bėjn me dije.
As pylli mė nuk ėshtė ai i njejti,
i jan dendurė degėt, ėshtė zymtė.
Drerėt mė nuk luajn nėn dritėn e hėnės.
Mėngjeset tė pėrgjumura nėn vransira,
nata e gjatė ju paska lėnė gjurmė nėn qepalla.
Gjithcka ėshtė ndryshe, e edhe pylli...
Dikush si nėpėr ėndėrr thrriste kėtej dikur:
''-Zgjohu drenushe !
Qenka qėndisur pylli me lule-mali !''
Shkumbin
29-07-2009, 19:08
Nese jane vertet poezite e tua te pergezoj se me pelqyen me te vertet ;)
Suksese
keto jane krijimet e tua ne mos gabohem. thanks for sharing them with us.
Drenusha
29-07-2009, 19:21
Nese jane vertet poezite e tua te pergezoj se me pelqyen me te vertet ;)
Suksese
-Si mendon ti, Shkumbin ?
Shetitore kujtimesh
Jan gjithė ato kėmbė,
qė ngarendin kėtej e tutje,
e gjithė ato ftyra tė mjegullta...
Tė humburit e udhėve tė pluhurta,
a tė vetmuarit nėpėr turmė ?
Cilėt qem ne ?
Ne, qė i rrahėm udhėt pash mė pash,
e shteg nuk gjetėm pėrtej dhimbjes !
Bėjn mirė qė nuk pyesin,
se edhe ata qė na njohėn
u heshtėn prapa heshtjes ton.
(Mbase e din
se s'ka shumė tė thuhet
pėr ditėt e zbrazta).
Eshtė fishkur gjallėria e stinės,
e kėshtu, edhe vetmia paska kuptim.
Sonte, paskam nevoj
ti shpupuris mejtimet shtegut tonė,
tek bisedojė vec me ty,
krejt e vetme.
Drenusha
29-07-2009, 19:44
keto jane krijimet e tua ne mos gabohem. thanks for sharing them with us.
Gjithashtu flm qė na u dha mundsia pėrsėri me publiku krijimtarin tonė k'tu.
Bl@ck_E@gle
31-07-2009, 07:56
Shume te bukura Drenusha urime ;)
Drenusha
01-08-2009, 16:11
Flm,Ghost. Gjithashtu ju uroi pėr forumin.
Kah po tė shpien udhėt ?
U heshtėn fjalėt;
mė nuk flasim, dremis nė melodin e nji kange
qė i thot tė gjitha.
Flatroj nė krihėt e saj te enderr’t
gjithandej kah do tė doje tė isha.
E po tė ndjek,
do e kudo qė me shpien flatrimet,
kah unė po thurr nji anderr meridiane .
Por sėrish e sėrish,
po mė k'puten fije t'mėndafshta,
e po mė shthuren
para vėshtrimit tėnd tė perhumbun.
- Kah po tė shpien udhėt ?
- I dashur im, kah po tė bien petale shprese?
O i vojtuni im !
Nga veriu nė jugė, rrahi udhet pa mua,
dete e bjeshkė shpupuris,
dhe gjej gjurmėt e njoma te ditve tė blerta.
Nuk asht hovi, jo .
Asht vrulli ai qė i shemb tė gjitha muret;
beso,lutu e beso,se mu aty lind mrekullia.
…Je lodhur.
Je lodhur pėr vehte, por tani vazhdo pėr mua,
jam fundi i labirinthit tėnd,
ne fund te territ.jam drita
dhe aty,oh aty tė piqemi dua!
Aty si praneveren po te pres.
Edhe pse ke nderuar pseudonimin, perseri te dallova kush je... :)
Me kan pelqyer gjithmone shkrimet tua, pergezime dhe suksese. :)
Edhe une e dallova dhe rpape te njejten gje po i them.
Ka poezi me plot ndjenje dhe meqenese i le pa redaktuar ua ul vleren sa nuk te behet t'i lexosh.
Drenusha
02-08-2009, 16:24
Edhe une e dallova dhe rpape te njejten gje po i them.
Ka poezi me plot ndjenje dhe meqenese i le pa redaktuar ua ul vleren sa nuk te behet t'i lexosh.
Do ti redaktoi nji ditė kur e lyp nevoja Cedrus. Pastaj kam frik s'mė njihni mė po i redaktova,hehe...
Ju pėrshendes tė dyve me respekt.
Kanga e bariut
Hej, melodi e dhimbės,
nėn gishtrinjėt e leht tė bariut...
Hej vrull i rrallt
nė vrimėn e fundit nė kavall,
zgjon brimat* e shtat fyejve
nė shpirtin tim.
Brim* - Bėrtim, Piskam
Do ti redaktoi nji ditė kur e lyp nevoja Cedrus. Pastaj kam frik s'mė njihni mė po i redaktova,hehe...
Ju pėrshendes tė dyve me respekt.
Kanga e bariut
Hej, melodi e dhimbės,
nėn gishtrinjėt e leht tė bariut...
Hej vrull i rrallt
nė vrimėn e fundit nė kavall,
zgjon brimat* e shtat fyejve
nė shpirtin tim.
Brim* - Bėrtim, Piskam
Leri justifikimet, por bej punen sic duhet LOL
Poezia duhet te dale ne forme te perkryer nga duart e krijuesit. Une nuk te them qe te ndryshosh dialektin, por qe te redaktosh shkrimet e tua qe kane vlere te vertete artistike.
Psh.
Kanga e bariut
Hej, melodi e dhimbjes,
nėn gishtrinjtė e lehtė tė bariut...
Hej vrull i rrallė
nė vrimėn e fundit nė kavall,
zgjon britmat e shtatė fyejve
nė shpirtin tim.
Britma eshte pikerisht brima, pickama. Mua psh me duket shume e fuqishme fjala pickame
Drenusha
02-08-2009, 17:02
Leri justifikimet, por bej punen sic duhet LOL
Poezia duhet te dale ne forme te perkryer nga duart e krijuesit. Une nuk te them qe te ndryshosh dialektin, por qe te redaktosh shkrimet e tua qe kane vlere te vertete artistike.
Psh.
Kanga e bariut
Hej, melodi e dhimbjes,
nėn gishtrinjtė e lehtė tė bariut...
Hej vrull i rrallė
nė vrimėn e fundit nė kavall,
zgjon britmat e shtatė fyejve
nė shpirtin tim.
Britma eshte pikerisht brima, pickama. Mua psh me duket shume e fuqishme fjala pickame
Asnjiher nuk thash se nuk ke tė drejt, flm pėr kėshillėn, po mė pėlqen kjo ''britmat''. Por kaq ėshtė maksimumi im.........sory lexuesve
Drenusha
03-08-2009, 23:47
***
Bie shi.
Mbi dėshirėn e zhveshur
thėrmohen ėndrrat.
Ishin aq shumė,
e tani po bien si gjethet
e po mė veshin
me ngjyra vjeshte.
Ishin aq plot pėr t'na u ofruar,
nėpėr tė leht e nėpėr tė rėndė.
E morrėm aq pak,
ndoshta ngaqė ishim aq tė pazot para vargbjeshkėve,
e ndjeheshim aq tė vegjėl rrėzė tyre.
E unė po kaq e parėndėsishme po largohem...
..dhe vazhdon tė bie shi,
e gjethet pikojn tė heshtura.
E kush e di,
ndoshta edhe morrėm mė shumė se c'na takoi.
Po ti dilnim diellit nga prapa
jam e sigurt se gjithcka do tė dukej ndryshe;
mbi horizont do t'pasqyrohej e zhveshur
vetėm dėshira e pa m'shir.
Drenush'
m'pelqeu shumė, shumė, poezia e masipėrme. Por une e lexova tė tanėn n'gegnisht me menjen teme ene e shijova ma shumė. :) (shpresoj te mos e kem harruar gegnishten e mrekullueshme)
Bie shi.
Mbi dėshirėn e zhveshun
thėrmohen andrrat.
Ishin aq shumė,
e tash po bijnė si gjethet
e po m’veshin
me ngjyra vjeshte.
Ishin aq plot pėr t'na u ofruar,
nėpėr t’leht e nėpėr t’rand.
e morėm aq pak,
ndoshta ngaqė ishim aq tė pazot para vargbjeshkėve,
e ndjeheshim aq tė vegjėl n'rranz t'tyne.
E unė po kaq e parandsishme po largohem...
..dhe vazhdon tė bie shi,
e gjethet pikojn t’heshtuna.
E kush e di,
ndoshta edhe morėm ma shumė se c'na takoi.
Po ti dilnim diellit nga prapa
jam e sigurt se gjithcka do tė dukej ndryshe;
mbi horizont do t'pasqyrohej e zhveshun
vetėm dėshira e pa m'shir.
ps. dalloj nje melankoli fisnike, superiore, te eperme, te nalt, te kjo poezi...
Drenushen e kam ne zemer. Ka hyre prej kohesh ne fakt, se poezia e saj me percjell mrekullisht trazim te embel dhe nje shpirt te bukur!
Urime e dashur
Kah po tė shpien udhėt ?!
U heshtėn fjalėt;
mė nuk flasim, dremis nė melodin e nji kange
qė i thot tė gjitha.
Flatroj nė krihėt e saj te enderr’t
gjithandej kah do tė doje tė isha.
E po tė ndjek,
do e kudo qė me shpien flatrimet,
kah unė po thurr nji anderr meridiane .
Por sėrish e sėrish,
po mė k'puten fije t'mėndafshta,
e po mė shthuren
para vėshtrimit tėnd tė perhumbun.
- Kah po tė shpien udhėt ?????
- I dashur im, kah po tė bien petale shprese?
Drenusha , Keto Vargje me pelqyen ! Suksese N'krimtarin ,tende!:)
Drenusha
04-08-2009, 22:48
Mel, gjithmon mė ke pėlqy dhe mė ka dhimt poezia jote.Jam fillestare unė, kam filluar von ta kuptoi poezin, bile ende se kuptoi sa duhet, dhe kurr s'do tė arrij tė bahem e madhe si ti. Por shnosh,tė gjithė njerzit nuk jan tė njejt e as poezit.Unė nuk di as me lan komente si duhet, por unė tė uroj udhė me fat ngado e ku tė do zemra.
Drenusha
04-08-2009, 23:24
Drenush'
m'pelqeu shumė, shumė, poezia e masipėrme. Por une e lexova tė tanėn n'gegnisht me menjen teme ene e shijova ma shumė. :) (shpresoj te mos e kem harruar gegnishten e mrekullueshme)
Bie shi.
Mbi dėshirėn e zhveshun
thėrmohen andrrat.
Ishin aq shumė,
e tash po bijnė si gjethet
e po m’veshin
me ngjyra vjeshte.
Ishin aq plot pėr t'na u ofruar,
nėpėr t’leht e nėpėr t’rand.
e morėm aq pak,
ndoshta ngaqė ishim aq tė pazot para vargbjeshkėve,
e ndjeheshim aq tė vegjėl n'rranz t'tyne.
E unė po kaq e parandsishme po largohem...
..dhe vazhdon tė bie shi,
e gjethet pikojn t’heshtuna.
E kush e di,
ndoshta edhe morėm ma shumė se c'na takoi.
Po ti dilnim diellit nga prapa
jam e sigurt se gjithcka do tė dukej ndryshe;
mbi horizont do t'pasqyrohej e zhveshun
vetėm dėshira e pa m'shir.
ps. dalloj nje melankoli fisnike, superiore, te eperme, te nalt, te kjo poezi...
Flm Wisper, e paske shkri (thom na ne gegnishte), nuk po e njoh ma hehe.
Mel, gjithmon mė ke pėlqy dhe mė ka dhimt poezia jote.
Te dhemb poezia ime mike?Mos me thuaj
Se jam gati tani te te shkruaj dy fjale
Dy fjale qe shpirtin me kane munduar
Shpirtin qe dikur pervelonte si llave
Heshta mike dhe une, kaq e pata
Muaj mjalti gjithmone nuk do kete
Nje mbremje vjeshte te vone u vrava
Dhe tani lexoj te tjere poete
Ka lumenj qe thahen dalngadale
E me pas te kujton se cish aty dikur
Por ka pastaj lumenj te rrembyer
Qe thelle tyre fshehin nje qivur
Besome mike, por mos rrefe
Nje trishtim ne shpirt po me pikon
E humba fjalen, ma vodhen per be
E as te vdes me nuk gjej kohe.
p.s. nuk jam e madhe Drenushe, jam me e vogel se c'mendon. Nje hic ne univers.
Heshta mike dhe une, kaq e pata
Muaj mjalti gjithmone nuk do kete
Nje mbremje vjeshte te vone u vrava
Dhe tani lexoj te tjere poete
Ka lumenj qe thahen dalngadale
E me pas te kujton se c’ish aty dikur
Por ka pastaj lumenj te rrembyer
Qe thelle tyre fshehin nje qivur
Besome mike, por mos rrefe
Nje trishtim ne shpirt po me pikon
E humba fjalen, ma vodhen per be
E as te vdes me nuk gjej kohe.
Ka ēaste kur kujtojmė se zemrės i mbarohen fjalėt
Kjo ndodh me tė gjithė...me poetėt mė shumė
dhe vetja na duket si lumi qė po thahet
e stinėt poetike sikur mbyllen nė qivur…
Por vjen njė mėngjes,( edhe mbrėmje mund tė jetė)
kur fjalėt e ėndrrat dritėhijesh harlisur
pranė teje vinė e pėrdore tė marrin lehtė
e veten e rigjen vargjeve nanurisur…
Pėr tė mijtėn herė do tė ngatėrrosh stinėt
ndėrsa lulet do pėrkėdhelėsh nė ballkon
gjethe do ndjehesh…mė shumė se kurrė e gjelbėr
njė mbrėmje vjeshte…vonė-vonė…
:)
(Drenush' me fal per kete pershendetje per Mel ne temen tende poetike...)
Ka ēaste kur kujtojmė se zemrės i mbarohen fjalėt
Kjo ndodh me tė gjithė...me poetėt mė shumė
dhe vetja na duket si lumi qė po thahet
e stinėt poetike sikur mbyllen nė qivur
Por vjen njė mėngjes,( edhe mbrėmje mund tė jetė)
kur fjalėt e ėndrrat dritėhijesh harlisur
pranė teje vinė e pėrdore tė marrin lehtė
e veten e rigjen vargjeve nanurisur
Pėr tė mijtėn herė do tė ngatėrrosh stinėt
ndėrsa lulet do pėrkėdhelėsh nė ballkon
gjethe do ndjehesh
mė shumė se kurrė e gjelbėr
njė mbrėmje vjeshte
vonė-vonė
Whisper,po venitem cdo dite e nga pak
ndihem e vyshkur si nje lule pa uje.
Nuk me gezon as drit e agut si me pare,
as qielli i pergjakur i perendimit ne gusht.
Nuk di ne do vije ajo dite e arte(o perendi)
mengjes do te jete
apo mesnate?
U shojt mundimthi dhe i vetmi thengji,
si te qe ndeshkim per te fundit mekat.
Jam katandisur si ne perrallen e Uliksit
Duke kerkuar dhe une timen Itake,
por ka nga ata qe se gjeten kurre,
ata qe arriten ti njoh nuk pata fat.
p.s. Drenusha nuk merzitet whisper :). Te falenderoj dhe une ty.
U paskan perzi hesapet ne kete lagje. :D
Pershendetje poeteve qe e paskan gjetur fundin e veres per te lulezuar...
Drenusha
05-08-2009, 18:15
Tema nuk eshte vetem e imja, ėshtė jona, dhe e nderuat me ardhjen e juve kėtu. Jeni tė mirėseardhur. Pėr miqe tė mirė gjithmon ka qen e hapur.
Tema nuk eshte vetem e imja, ėshtė jona, dhe e nderuat me ardhjen e juve kėtu. Jeni tė mirėseardhur. Pėr miqe tė mirė gjithmon ka qen e hapur.
Po pra. ;) Ka qene deshire e kahmotshme e Mel-es qe t'i riktheje poetet ketu dhe... deshira si duket iu plotesua me ne fund. E qe thote Paolo, nje mik i imi (lol), kur ke ndonje deshire te forte - i gjithe universi i jepet realizimit te asaj deshire. Filozofova pak.
Zarathustra
05-08-2009, 21:05
U paskan perzi hesapet ne kete lagje. :D
Pershendetje poeteve qe e paskan gjetur fundin e veres per te lulezuar...
Eh,eshte bukur kur perzihen te tille zera.Po ti Shiu sa do heshtesh?
Drenusha
06-08-2009, 06:57
Flm qė jeni kėtu, se mu me paska ik poezia k'to ditė, gjithethsesi do tė bashkangjitesha edhe une.
Drenusha
08-08-2009, 12:02
***
Pėr tė satėn herė
po mė mbledhin nė thėrmija,
kto duar daushurie.
Pėr tė satėn herė,
nuk harrojn se jam grua
e tė dua,akoma mundem!
Edhe atėhere,kur fjala shpėrthen nėn gur
e vėshtrimi i rrėzuem pėr dhe,
djeg mbi shpirtin e spirruem:
-Shpupriset, rimblidhet e prehet
nė duart e tua burrė.
Drenusha
15-08-2009, 21:13
***
Tani e sheh
se qenkam ba endacake hapsirash ?
Tani mė shih pra !
Ngarendjeve nėn shi
s'kėrkuari nji strehe tė vakėt
nėn krahėt e tu mashkullor.
Kėtė grusht drite brenda gjoksit tim
tek e ngas qiejve tė pafund, mė shih,
se akoma dua tė ndjehet
drithėrima e nji zogthi tė trembur
nė pėllėmbet e tua.
Ende rrugoi lartėsive, si dikur
pa rregulla, ligje e semaforė
dhe pa kalldrėme me gur.Leshomė.
S'tė nget askush t'mė ngasėsh.
Lermė kėtu. I dashun, mos mė zgjo.
Druaj se bije e ti s'mė pret dot' nė duar.
Mendoj se kėtej pritet mė leht,
se dheut po mbetėsh ma andėrr se flatrimi.
Vetėm shkallėve tė ylberta mund tė tė bart gjthkah,
e tek kjo kėshtjellė resh, tė tė mbaj vetėm pėr vete.
Tani pėr tani, mė nuk e di,
pse edhe kaltria u dashka me qen dhimbje
tek pėrkundemi nė djepin e detit !
E kush jam unė ta di ?
***
Pėr tė satėn herė
po mė mbledhin nė thėrmija,
kto duar daushurie.
Pėr tė satėn herė,
nuk harrojn se jam grua
e tė dua,akoma mundem!
Edhe atėhere,kur fjala shpėrthen nėn gur
e vėshtrimi i rrėzuem pėr dhe,
djeg mbi shpirtin e spirruem:
-Shpupriset, rimblidhet e prehet
nė duart e tua burrė.
Bukur
Drenusha
09-09-2009, 12:02
Flm Cedrus
***
..Asaj flake tė hajthme qiriu
qė ndrit gjatė nė nji dritare
tė nji kasolleje tė largėt,
dhe k'saj pėrdredhje tymi
nė gacėn e vetme tė ndezur,
mos mi kėrko arsye
(mė pas, s'do tė doje ta dije).
Mund tė jen ilustrime tė nji ditari
dhe ca hieroglive tė gjalla
qė pėrtymen qosheve tė pandritshme tė ksaj kthine;
kjo hije endacake...
Mund tė jet silueta e nji merimange
qe end rrjeten e vete gllabėruese
prapa neoneve pėrgjat trotuarit.
..edhe hijene mund tė jet
qė ende lėvrin pas qoshes sė murit
nėn strehen e k'saj kasolleje
ose njėra nga trillet e frikshme
nėn strehėn e trishtimit.
Nga kandi yt i vėshtrimit
ti s'do ta shihje as kėte shkėndij t'vetme
qė pasqyrohet nė bebzat e t'nji pėrgjumune;
mangėsi gruaje do ta quaje-kaq thjesht e ftoft !
Mos pyet! Se mė pastaj s'do tė doje t'a dije
se egziston nji shuk e pėrmjegullt rrethė e qark,
pas tė cilės pėrhumben tė gjithė burrat e botės.
E gjithcka ka arsyen vet,
bile edhe kjo mostėr e cuditshme egzistence
qė dikush do ta quante ''cmenduri kapėrthurėse''.
Do tė duhej tė pėrpliteshe si lėvri flak'ze,
mbi nji pellg dylli tė kthjellėt
qė shket ngadalt nė kohė.
E mbase do ta kuptoje nji dite tė vonė.
Drenusha
20-09-2009, 21:20
***
Dhe ah !
E ngjeshur mungese, kjo ditė feste.
Davaritem kujtimesh:
-Tė ikurit me tė vdekurit,
tė humburit me tė shenj'tit;
po pse,pse te jet'shmit largė tė gjallėve?!
Po te ishte...
Eh,po tė ishte qyteti im
dhe lagjeja ime e fundit,e mrama streh,
(shtepia ime) guaca jonė e art,
..e kjo lutje e fundit.
Carpe Diem
05-10-2009, 14:07
Flm Cedrus
Do tė duhej tė pėrpliteshe si lėvri flak'ze,
mbi nji pellg dylli tė kthjellėt
qė shket ngadalt nė kohė.
E mbase do ta kuptoje nji dite tė vonė.
E bukur.
Copyright ©2004 ForumiShqiptar.net Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.