Shiko versionin e plotė : Shkrimet e mia!(poezi e proze)
e panjohura
23-07-2009, 08:14
Se pari te Ju them qe nuk jame poete,mund te beje edhe gabime ne shkrim,jane shkrime te shkruara pa korigjim te mirefillt,pra kerkoj falje nese shpeton ndoj gabim!
Mesazh per ty qe kurr nuk do ta lexosh i dashuri im!!!!!
Te shkruaj ketu i dashuri im
e dij qe ske si ta lexosh
por mua do me mbes kujtim
edhe kete smund ta mesosh
thell ne zemer i futur
nuk mundem te te largoj
pse me vjen ky mall
spo mund ta perballoj
edhe varrin po ta njomi
me keta lotet e mije
skam qte beje e gjora
mendoj tek ti si te vije
E luse shum e luse
te madhin perendi
te kete meshire per mua
te me sjell tek TI
e panjohura
23-07-2009, 08:20
Mesazhi!
Kur marr ti shkruaj
dashuris nje mesazh
se q'me rreshqasin lotet
si ne patinazh
te duash e mos te duan
qenka shum veshtir
duhet shiqu perpara
ndoshta behet mire
dashurija eshte zjar
qe te pervelon
kur me lote e vuan
ngapak te freskon
---------------------
Nje mesazh ta shkrova
U kthy i palexuar
Atje ku ti ndodhesh
Posta eshte e ndaluar
Kur zilja e telefonit bije
Vrapoj shum e gezuar
Nje ze te panjohur degjoj
Me fale eshte numer i gabuar
Pse vrapoj si e marre
Ulem e mendoj
Nga varri deri sot
Askush s'telefonoj
------------------
Mesazhi i shkruar
Fshihet i paderguar
E lexoj vetem une
Se s'mund ta qoj askund
Shkronjat zbehen ngadal
Shkrimi fshihet me lote
Malli me shtohet qdo dite
Si t'kishte ndodhur sot!
----------------------
Mesazhe te shkruara shum
Po skam si ti dergoj
Ne shum posta trokita
Asnje nuk e pranoj
Nuk me kuptonin asnje
Se ishte imagjinate rralle
Mesazhi ishte i postuar
Per njeriun qe ishte ne varr!
e panjohura
23-07-2009, 08:32
Sa kisha pas deshire
Para vdekjes te paralajmroj
Ta dergoj nje fotografi
Kur te vij mos te trazoj
Kam ndryshua shpirt
Rrudhat ma mbuluan ballin
Loti qe derdha me vite
Fare s'ma shuante mallin
Floket me jan thinjur
Si ti ngjyrosja me dore
Kurse ne zemren time
Ka vetem akull dhe bore!
---------------------------
Mora te te shkruaj
Shkronjat u treten
Qpo ndodh me mua vall?
Ktu ishin ku mbeten?
Shkronjat nuk humben
Po Syt u turbulluan
Nga lotet qe rrjedhnin
Mesazh s'mund te shkruan
Ah moj zemer shkreta
Sa shum vuajtje ke
Pse s'pushon se rrahuri
Po ne merzi me le.....
Vetem ca fjal i shkrova
Po me plot gabime
Por kto ishin fjale
Nga brendesija e zemres sime
Te dua Te dua Te dua
E dij qe sme degjon
E dij qe kurr ne jete
S'do me perqafon.... -
e panjohura
26-01-2010, 08:21
Sot kerkoja...
Sot kerkoja diēka qe humba dikur moti
Kerkoja ato pak dite te lumtura qe kisha dikur
Diēka me tha : Mos kerko ! S'do t' i keni - kurrė!
- Kerkon te pamunduren! Peshperiste zėri ngadalė !
Une e lodhur kerkoja atė qe e humba kahmot,
Mendova se e humbura kthehet,kur une tė derdh lot!
Atje tek vendtakimi yne,sa shpesh ndaloj e perlotur.
Ulem e tretur ne mendime, per ditet tona qe i kaluam
Ike! Humbe dhe u trete! Ate dite koha dhe ora ndaluan!
e panjohura
26-01-2010, 08:22
----Mė gjejė....-----
Mė gjejė,tė lutem
Folė me mua..
Dua tė tė ndij
Ti je drita ime
Tė cilėn e pėrcjelli
Dhe mė pėrcjellė
Je drita...
Je shpresa...
Po....Pse?
Ma more gjysmėn e zemrės sime
Gjysmėn ma le mua
Tė kėrkoj,se mė duhet zemra e tėrė
Mė duhesh TI...
Ti ishe forca ime
Jeta ime...
Vetėm me ty do shkoja mė tej
U ndala...
Mė ndalėn...
Erdha deri tek yjet
Nuk ishe...
Mė gjejė te lutem
Ti je krejt cfar dėshiroj..
Krejt cfar dua...
Pra mė gjejė
Mė merr pranė...
Tė lutem....shum!
e panjohura
26-01-2010, 08:22
----Kerkoj----
Kerkoj syt e mije
Qe dikur benin drite
Me kan humb te shkretit
I kerkoj nate e dite!
Ata sy qe i kerkoj sot
Nuk i gjeje askund
I gjej do sy te perlotur
Dhe nje vuajtje pa fund!
Edhe syt e tu kerkoj
Athua te eshte thare ai lot
U ndam te perlotur zemer
Me kujtohet sikur sot!
E dij qe atje ku je
Loti nuk te lejohet
Ndoshta kur mbi varr te qaj une
Dheu mbi Ty te rendohet!
Me fale nese te trazoj
Por nuk po mund te ndalem
Kur kam mall ne shpirt
Tek varri vij e c'mallem!
e panjohura
26-01-2010, 08:23
---Nėse...-----
Nėse nuk kam arom freskie
Mos u deshpro,freski nuk me mbet
Diten qe ike nga une moj zemer
Ajo bashk me ty u trete!
Nese me shef te vyshkur
Pajtohu,ndryshe nuk kam mundesi
Edhe zemren e kam te ndryshkur
Nga dita qe ike Ti!
Mos me mbaj mend te perlotur
Me kujto te lumtur lozonjare
Keshtu do mbetem,aktore
Ne kete bote genjeshtare!
e panjohura
26-01-2010, 08:24
-----Ku je...?----
Jo,nuk te pyes Ty,po e pyes veteveten
Me thane te kerkojn,po askund s'te gjeten!
Kush me kerkon?Kujt i duhem aq shum?
Edhe une kerkoj veteveten,nuk e gjej askund!
Nuk dij ku te fshehem,ne kete ndrrim motmoti
Dua te qendrojm bashk,vetem une dhe loti!
Me thuaj ku te futem,askend mos ta merzis
Lotin nuk mund ta ndali,e kjo do ju bezdis!
Te vij atje tek ju, loti juaj eshte tha
Ta pres ndrrim-motmotin,per Ju duke qa!
e panjohura
26-01-2010, 08:25
---Nje Enderr-----...
Isha diku tek varret,dicka kerkoja
Shetita gjithe at vend te gjere e t'gjate
Ne gurvarret shkrimet me rend i lexoja!
Isha e kembezbathur,por per qudi ftoft nuk kisha
Askund nuk gjeja emrin qe doja ta shof te graviruar
Atehere me doli gjumi,nuk e gjeta,pasi e gjalle isha!
Sa shum e urrejta gjumin qe me doli aq shpejt
Pse nuk vazhdoj ajo enderr me gjate,ta gjeja
Ate qe kerkoja ishte:Une qe isha ende ne jete!
e panjohura
26-01-2010, 08:26
------Sa shum me mungove sonte-----
Me mungove sonte,sa shum te kerkova
Te jesh e ulur ketu pran meje,e ulur
Doja dikush te me pajtoj,ah sa shum lotova!
Askush nuk ka forcen e nenes,qe te me pajtoj
Askush nuk ka dore te bute si nena ime
Me nje dore t'me fshij lotin,me tjetren t'me perqafoj!
E uritur mbeta,per keshillat e tuaja prinderore
Ani qe mendova qe isha e rritur,por ende po ndihem
E vogel shum e vogel,sikur te isha ne shkollen fillore!
e panjohura
26-01-2010, 08:28
---Ah..---
Po tė isha nje zog mali, e t'fluturoja degė mė degė -
Do ndalesha nė atė vėnd, ku mė sė shumti shpirti m'djeg!
Nga ajo degė ku do ndaloja, do ja thoja cicėrrimėn -
Ti atje thelle ne tokė ke, zemrėn tėnde edhe timen!
A thua do ma kupton gjuhėn, kur si zog tė cicėrroj?
Ah, sikur tė ishte e mundur, tė dal nga varri e ta perqafoj!
E di qė kjo s'ėshtė e mundur, kjo ėshtė njė dėshirė
Tė ē'mallem pak me vargje, mbase s'mundem nė tjetėr mėnyrė!
e panjohura
26-01-2010, 08:29
-----Ku je...?----
Jo,nuk te pyes Ty,po e pyes veteveten
Me thane te kerkojn,po askund s'te gjeten!
Kush me kerkon?Kujt i duhem aq shum?
Edhe une kerkoj veteveten,nuk e gjej askund!
Nuk dij ku te fshehem,ne kete ndrrim motmoti
Dua te qendrojm bashk,vetem une dhe loti!
Me thuaj ku te futem,askend mos ta merzis
Lotin nuk mund ta ndali,e kjo do ju bezdis!
Te vij atje tek ju, loti juaj eshte tha
Ta pres ndrrim-motmotin,per Ju duke qa!
e panjohura
26-01-2010, 08:32
UNĖ DHE LOTI
Nuk e di si mė ra nė dorė,
njė fletė e ditarit tė vjetėr !
E grisur nė shumė vende,
me vlerė ishte ajo letėr!
U gėzova atė ēast unė,
kisha shkruar nė atė mėnyrė !
E lexoja nė heshtje, rikujtova ēastet,
e lotėt ,mė rridhnin nė fytyrė!
Nga malli e dashuria u zgjova,
njė ndjesi mė pėrshkoi pa fund !
Nga pėrmbajtja e saj kujtova -
pse tani nuk jam askund ? !!
Isha unė ajo vasha lumturake
ishte njė kohė e shkuar - moti !
Me ndejsi ėndėrrash - gėzime miturake,
mbeti kujtimi :Une dhe loti!
A ka ligj
Thash qa i thash , fjalė t'rana i lash
po kurr pishman si rashė per as ni minutazhė
avash gjykomni tash ndash n'gjyq ndash n'kallash
pse jom i drejt kush s'mun em nal une thash qata qe pashė
n'djall vafsh mafiash , cepash n'extrem hashash
mushesh me pune t'flliqta , e rrasė thesar n'bagazh ,
tash , vishu ma trash se pe shoh qe pot fryn fllad
edi qe jeten tem se kame t'sigurt po as e jotja ska me shku gat
n'njerzt e aftė atentat , vdekjen rezulltat sulfat
perndjekje natė per natė , deri sa plum n'ball tdhon pa afat
a kena shtet ?! mos vet kqyr a ta qet nese kunder shtetit flet
more dojn mej lon ment . per pushtet edhe baben e vet e vret
jasht engjull mrena satan , ndryshe veprohet ndryshe folet
mas shpines tvrajn pa mejdan cdo dite tu u shtu arkivolet
para se me ra ndur t'tyne mere helmin pije
po prap tmysin me doren e vet masnej shpallin dit zije ....
Copyright ©2004 ForumiShqiptar.net Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.