PDA

Shiko versionin e plotë : Thuaje me lule !


Semiramida
29-07-2009, 23:50
Gjuha e luleve eshte e njohur nga te gjithe popujt. Disa per kujtimet e embla disa per te hidhura, te tejra (dhe shumica) kompozojne nje gjuhe misterioze te shprehuri. Ideja e bukurise eshte aq shume e lidhur me lulet saqe eshte gati e pamundur ti ndash. Mbreti François I (Fronsua) bashkekohes i Skenderbeut do te thonte : Nje zemer pa femer eshte si nje pranvere pa trendafila.


Per me te bukuren ! – lule molle

Mendoj per ju ! – lule vjollce

Dashuri konstante – lule bore

Miqesija qe ju sjell eshte e sinqerte ! – lule begonje

Dashuri platonike ! apo : Dashuria jone do te konkretizohet nje dite ? – lule mimoze

Beni kujdes kur dhuroni :


Jam i nxehur ! – buqete bazilike




Nese dashurija juaj eshte ne lindje e siper, dhuroni …

Bégonia : Jam miku juaj
Lule dredheze : Jam lidhur pas jush
Akacia : Deshiroj t’ju pelqej
Magarite e bardhe : Ju jini me e bukura
Lule-vjollce blu : Ju dashuroj fshehurazi
Karajfil i kuq : Ju dua gjithmone e me shume
Gladiola : Ju jap takim


Per ti deklaruar dashurine , ofrojini ….



Trendafil te kuq : Dashuria ime eshte e zjarte
Tulipan te kuq : Dashurija jone eshte perfekte
« Zogu i parajses » (lule tropikale, foto ne te djathe) : Ju jini me e çmuara
Anemone : Jam kembengules
Lis, Trendafil i bardhe : Ndjenjat e mija per ju, jane te sinqerta

Cfare lulesh duhet te dergojme per te shprehur ndjenjat ?
Per te shpehur dashurine :


Si fillim, dhurojini personit qe dashuroni nje buqete me lule violete, si per ti peshperitur ne vesh : « Ka te ngjare qe dikush ju dashuron … por … eshte nje sekret … »


Lini te kalojne disa dite perpara se ti dhuroni nje zambak te bardhe (Lys) ose nje buqete me trendafile te bardhe, qe do te thote : « Te adhuroj dhe te respektoj »


Diten e takimit , per te perforcuar ate qe kini per te thene … nje buqete me trendafile te kuq, jo vetem qe do te lehtesoje te shprehurin por do tju japi sigurine e nje ndjenje te deklaruar perpara se te fjalet te dalin nga goja ….


… dhe nese gjerat vene ashtu siç deshironi, nuk ju mbetet gje tjeter vetem se disa dite me vone ti dhuroni nje lule ose nje buqete te vogel … luledielli (qe hyn ne familjen "asterace")… !


Po,po, nuk eshte gabim shtypi, vertete nje lule luledielli, per te thene : « te shoh vetem ty !»


Ose me thjeshte nje karajfil te bardhe, per ta siguruar per besnikerine tuaj … ose nje orkide per te shprehur nje dashuri te rafinuar dhe misterioze!


Dhe per ata qe nuk e dine ... ne rast jobesnikerie, trendafili i verdhe merr domethenien ku kerkon falje ose fal « mekatarin » …


Per te shprehur shoqerine ?
Per te festuar ditelindjen e nje miku apo mikeshe , nje buqete me lule roze do te ishte nje zgjedhje teper e pershtateshme, sikunder edhe nje buqete tulipanesh te verdhe .



Ngjyrat e luleve dhe domethenia e tyre
Ne « gjuhen e luleve » , ç’do lule eshte e lidhur me shprehjen e nje ndjenje. Ngjyra e luleve luan nje rol te rendesishem ne domethenien e asaj qe duam te shprehim.

- E bardha simbolizon pastertine dhe virgjinitetin por gjithashtu edhe rafinimin dhe elegancen.Mund te ofrojme lule te bardha per te shprehur nje deklarim te nje dashurie “platonike”, por gjithashtu per te shpehur admirimin qe ndjejme kundrejt dikujt.
Ne te vertete, pastertija e se bardhes evokon : bukurine dhe perfeksionin


- Ngjyra violet (vjollce) shpreh delikatesen dhe thellesine e ndjenjes. Dhurojme lule ngjyre violete, per ti shprehur te dashures (femres) qe mendojme per te, ose te dashurit per ti shprehur nje dashuri te fshehur.


- E kuqja eshte nje ngjyre paksa agresive, qe shpreh vrullin dhe ngrohtesine e ndjenjes. Ngjyra e kuqe perdoret sidomos per te bere nje deklarim dashurije personit qe duam.


- E verdha eshte ngjyra qe evokon driten, diellin dhe harmonine. Lulet e verdha sshprehin keshtu lumturine e te dashuruarit dhe te qenit i dashuruar, ose thjesht kenaqesine e jetes.


- Ngjyra roze evokon embelsine dhe butesine. Dhurojme lule roze per te shprehur miqesine, ose thjesht per kenaqesine e dashurise dhe lumturine qe tjetri na fal!

Iluv
03-08-2009, 02:02
Po trendafili blu cfare kuptimi ka?

Hypnotic*
03-08-2009, 03:01
Po trendafili blu cfare kuptimi ka?

T'paarritshmen..te pakapshmen :)Ate qe ekziston vetem ne fantazi!!
Kujdes pra kur dhuron trendafilin blu ......:puthje: