PDA

Shiko versionin e plotė : Si tė veprohet kundėr semundjes se reumatizmes ?


Semiramida
07-08-2009, 22:21
Shkaqet e sėmundjeve reumatizmale janė tė pėrgjithshme dhe lokale, shpjegojnė reumatologėt duke pohuar se shkaqet lokale, pra tė pjesėve tė ndryshme tė trupit, janė tė shpeshta gjatė artrozės

Reumatizma, e cilėsuar ndryshe edhe si sėmundja e moshės sė tretė, ka lidhje tė ngushtė me vendbanimin e personave tė prekur. Sipas specialistėve, kjo sėmundje ėshtė shumė e pėrhapur, duke pėrfshirė edhe te ne. Kurat mė tė mira, sipas mjekėve specialistė, janė barishtet. Nė farmacitė bimore ekzistojnė bimė tė Perėndimit qė janė tė shumta pėr sa u pėrket llojeve. Pėrzierje bimėve qė tregtohet ėshtė tretur nė alkool bimėsh 39 gradė dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkė me tė edhe njė lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe ėshtė e pėrbėrė nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis, qė ndryshe nė gjuhėn e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet tė ngjashme me tė.

Shkaqet
Shkaqet e sėmundjeve reumatizmale janė tė pėrgjithshme dhe lokale, shpjegojnė reumatologėt duke pohuar se shkaqet lokale, pra tė pjesėve tė ndryshme tė trupit, janė tė shpeshta gjatė artrozės. Sipas tyre, sa herė qė sforcohet njė nyjė, duhet tė mendohet pėr rrezikun e dėmtimit tė saj, sidomos ato me natyrė sportive dhe profesionale nga mikrotraumat. Kjo mundėsi shtohet nė rast se kemi tė bėjmė me njė anomali anatomike tė fituar apo tė lindur, e cila ndikon fuqishėm mbi artrozė. Ndėrsa ndėr shkaqet e pėrgjithshme, specialistėt pėrmendin moshėn, e cila pėrbėn njė faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet.
Ndėrkohė, faktori gjenetik, pra trashėgimia, sipas mjekėve, ndikon sidomos nė formėn e artrozės sė gishtave tė kėmbėve dhe tė duarve, ku viktimė e kėsaj, sipas tij, janė sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohtė ndikon shumė nė rėndimin e artrozės poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimė janė sidomos gratė pas tė 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazėn, por te gratė edhe mbipesha ėshtė faktor negativ pėr sėmundjet reumatizmale.

Kėshillat
Kremrat qė janė tė pėrbėrė me kėto lloj bimėsh kanė njė pėrdorim shumė tė lehtė, me to lyen lėkurėn, nė pjesėn ku ke dhimbje para se tė vėsh kompresėn e lagur me Scheden Bitter. Pėr kompresė merret njė garzė nė madhėsi tė vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me kėtė lloj tretjeje bimėsh, mė pas e vendos nė vendin e dėshiruar dhe e mbėshtjell me qese najloni dhe e shtrin mirė, nė mėnyrė qė tė mos depėrtojė ajri e as tė lagen apo ndoten rrobat, por pėr mė tepėr kjo mėnyrė pėrdoret pėr tė mbajtur nxehtėsinė, sepse po depėrtoi tė ftohtit, atėherė kompresa duhet tė hiqet sepse nė vend tė kurojė, ajo shkakton dėme. Pėr tė ruajtur ngrohtėsinė dhe pėr tė mos lėvizur kompresa, duhet ta mbėshtjellėsh garzėn me qese najloni edhe me njė copė tė leshit apo tė pambuktė dy apo trefish dhe ta lidhėsh me ndonjė shami apo diēka elastike qė tė mos lėvizė kompresa