PDA

Shiko versionin e plotė : lloje suprash te ndryshme


Semiramida
07-08-2009, 23:50
Supe me domate

Perberesit:

*5 kokrra domate e renduar
*5 gota uji uje
*2 gota uji qumesht
*1 luge miell
*2 luge gjalp
*djath kackavall i renduar
*kripe

Pergatitja:

Ne nje tenxhere me gjalp skuqni miellin dhe hidhni nga pak qumesht. Shtoni domatet dhe vazhdoni te perzini. Pastaj shtoni ujin dhe vazhdoni te perzini derisa supa te trashet. Nqs se eshte mbledhur me topa mund te perdorni blender. Hidhni siper djathin kackavall. Supa eshte gati./site gatuajme/

Semiramida
07-08-2009, 23:52
Supe me laker te bardhe


Perberesit:

Per 4 persona
Nje grusht mishi te grire viēi
3 qepe te njoma
nje dore laker e bardhe
1 luge miell (mund te perdorni dhe miell light dritherash)
1 e verdhe veze
lengu i 1/2 limoni
nje luge gjalpe/margarine
leng mishi (1 lt ose me pak nese e doni te behet me e trashe)
kripe,
piper i zi (sipas deshires)

Se pari grijini holle perimet (qepet, lakren). Ne tenxhere lini gjalpin/margarinen te shkrihet dhe siper saj vini kimen te skuqet. Pas pak shtoni dhe qepet dhe lakren dhe kaverdisini dhe keto pak. Ne nje tas perzini mire miellin me lengun e mishit , deri sa mielli te perhapet njetrajtshem ne leng. Me pas shtojeni kete mbi perimet dhe mishin qe po skuqni. Perzijini dhe nje cope here dhe me pas lerini ne zjarr te ulet.
Ne nje tas , vini te verdhen e vezes dhe lengun e limonit dhe perzijini. Hidhini pak nga lengu i supes dhe perzijeni perpara se ta shtoni mbi supe. Perzijeni dhe nje kohe pasi ta shtoni ne supe.Nderkohe shtojini dhe kripen. Supen servireni te ngohte me piper tez i siper (nese deshironi).

Semiramida
07-08-2009, 23:54
Midhje jahni



Pėrberesit 4-5 persona duhen :

* midhje me guackė : 3-4 kg ose 2 kavanoza tė gatshėm,
* vaj : 4-5 lugė gjelle,
* qepė : 2 kokrra,
* domate : 3-4 kokrra,
* hudhra : 3-4 thelpinj,
* kripė, piper, majdanoz, dafinė 1 fletė.


Pergatitja:

Nė tenxhere me yndyrė hidhen qepė tė grira hollė, kaurdisen pak dhe pas 5 minutash shtohen midhjet, hidhen domate tė freskėta tė grira hollė, kripė, piper e fletė dafine. Kėto hollohen pak me lėngun qė merret nga zierja e midhjeve dhe lihen tė ziejnė nė zjarr tė javashėm pėr 10-15 minuta. Nė fund tė zierjes rregullohen me hudhra tė shtypura e majdanoz tė grirė hollė. Kjo gjellė nxirret me lėngun e vet ose me makarona e pilaf./shqiperia/

Semiramida
07-08-2009, 23:54
Supe me perime



Perberesit per 4 persona:

-2 patate me madhesi mesatare;
-2 domate te fresketa;
-2 karrota; 1 tufe majdanoz;
-1 qepe;
-vaj ulliri;
-50 gr. djathe i grire;
-150 gr. makarona spaghetti te keputura;
- kripe.

Pergatitja:

Ne nje tenxhere ku keni hedhur rreth 1,5 liter uje, zjeni perberesit te cilet i keni pregatitur ne kete menyre: prisni ne kuba te vegjel patatet, karrotat dhe domaten duke shtuar gjithashtu dhe lengun e tyre, prini holle qepen dhe grini majdanozin. Pasi zjerja te kete pothuajse mbaruar, shtoni makaronat e keputura dhe kripe. Kur makaronat te kene zjere, hidheni supen ne nje supiere, shtojini vajin e ullirit dhe te gjithe djathin e grire, perzjejeni dhe servireni duke i zbukuruar pjatat me majdanoz te grire.

Semiramida
07-08-2009, 23:55
Supe me bizele dhe oriz



Perberesit per 2 persona:

1 gote uji me bizele

1 filxhan kafeje oriz

2 gota me uje ku te jete tretur nje koncentrat pule(ose 2 gota uje mish pule)

2 gota me qumesht

2-3 luge krem qumeshti

pak koper e grire holle per te sperkatur ne fund

1 luge vaj ose 1 luge gjalpe

Pergatitja

Ne nje tenxhere vini bizelet te ziejne ne ujin /ose lengun e pules dhe vajin dhe bizeletdhe orizin dhe lijini te zihen nje cope here,me pas shtoni me ngadale qumeshtin dhe perzijini mire.Nga fundi i zierjes hidhni dhe kremin e qumeshtit dhe perzijeni mire.Ne fund nese deshironi mund ti shtypni keto ne makineri per te krijuar nje mase homogjene.Une per vete i hengra siē ishin :) .Servireni te ngrohte duke mos harruar ti shtoni pa koper te grire siper.

Semiramida
07-08-2009, 23:56
Supe me mish



Perberesit:

* 150 gr mish ne copeza te vogla
* 2 luge miell
* 2 luge kos ( mund te mos perdorni kos)
* 1 veze
* 2 luge gjalp
* 1/2 limon leng
* piper i kuq
* kripe

Pergatitja:

Ne nje tenxhere me uje zini mishin. Miellin, kosin, lengun e limonit dhe vezen rriheni mire ne nje tas. Masen hidheni ne tenxheren e mishit, shtoni kripe dhe lereni te zien edhe per pak minuta. Ne nje tigani shkrini gjalpin dhe shtoni biberin e kuq, pastaj kete hidheni tek supa. Supa eshte gati./site gatuajme/

Semiramida
07-08-2009, 23:59
Supe me patate



Perbersit:

lėng mishi 1,5 litra, patate 750 gr (6-7 kokrra mesatare),
qepė 1 kokėrr,
karota 2-3 copė,
majdanoz 2-3 rrėnjė, domate 3-4 kokrra ose salcė domatesh 1/2 lugė gjelle,
gjalpe 50 gr, ose yndyrė 1 filxhan kafeje, kripė, piper.

Pergatitja:

Supė patatesh mund tė pėrgatitet me lėng mishi, peshku ose me ujė. Kjo supė pėrgatitet vetėm me pa-
tate por mund ti shtohen fasule ose bizele. Qepėt, karotat, selinoja dhe majdanozi grihen hollė kaurdisen me gjalpė ose me yndyrė. Nė fund tė kaurdisjes shtohet salcė ose domate tė freskėta tė qėruara nga cipa. Patatet pastrohen, lahen dhe priten nė kubikė tė vegjėl. Nė lėngun e vluar hidhen perimet e kaurdisura dhe pasi marrin valė shtohen patatet dhe zihen 15-20 minuta. Nė fund tė zierjes shtohet kripė, majdanoz i grirė imėt dhe piper i zi.

Semiramida
08-08-2009, 00:00
Supe me kos dhe leng mishi



Perberesit per 3-4 persona:

1 lt leng pule ose mishi (qe do ta perftoni nga mishi ose kockat e pules apo viēit etj)

nje tas me me kos

1 luge miell ezmer

1 & 1/2 luge gjalpe

1 e verdhe veze

Pergatitja:

Se pari zini pulen/mishin apo kockat. Ne nje tigan hidhni gjalpin dhe lereni te tretet mire dhe te nxehet pak. Me pas hidhni miellin dhe perzijeni mire ne menyre qe te skuqet por pa u krijuar toptha. Me pas hidheni kete perzierje ne lengun e nxehte te mishit dhe perzijeni mire deri sa te krijohet nje leng homogjen pa toptha mielli. Ne nje tas perzini kosin dhe te verdhen e vezes. Me pas shtojeni siper supes dhe perzijeni nje cope here duke u kujdesur qe veza te mos mpikset. Lereni te zihet pak ne zjarr te ulet. Me pas servireni te nxehte me pak piper te zi (sipas deshires) siper.

Semiramida
08-08-2009, 00:02
Supe me perime



Patatet, karotat, kungulleshkat, selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen dhe priten ne copa kubike mesatare; vec pastrohen bizelet e njoma kokerr.
Ne tenxhere me yndyre kaurdisen qepa, shtohen karotat, kungulleshkat, selinoja. Pas kaurdisjes shtohen domatet e fresketa te grira holle ose pak salce. Ne perimet e kaurdisura hidhet leng mishi ose uje i valuar (uji me mire per mendimin tim) dhe sa te marin valen, shtohen zarzavatet e tjera sipas kohes se zierjes, ne fillim mashurkat e bizelet, pastaj patatet. Supa lihet te zieje 15-20 minuta dhe rregullohet me kripe, piper e gjethe dafine, majdanoz te grire holle. Ne rast se bizelet e mashurkat nuk jane shume te njoma, ato me pare duhet te ziejne ne uje te valuar per disa minuta dhe pastaj t'i hidhen supes.

Per 4-5 persona duhen:
Leng mishi ose Uje 1.5 litra
Patate 2-3 kokrra mesatare
Karota 3-4 cope
Kungullesshka 1 cope
Bizele kokerr 1/2 gote
Mashurka 8 cope
Selino 1 kokerr
Yndyre 1 filxhan kafeje
Qepe 1 kokerr
Domate 2-3 kokrra ose salce 1/2 luge
Kripe, piper, majdanoz, dafine.

Semiramida
08-08-2009, 00:05
Supe me kerpudha


Perberesit:

*500 gr kerpudha te grira ne copeza te vogla
*2 luge gjelle gjalp
*1 kokerr qepe
*3 luge gjelle miell
*1 liter uje ose leng mishi
*2 gota uji qumesht
*piper
*kripe

Pergatitja:

Skuqni pak qepen e grire holle, shtoni miell dhe e perzini. Pastaj hidhni ujin dhe pasi te ziej shtoni kerpudhat dhe kripen dhe lereni te ziej perseri. Para se ta hiqni nga zjarri shtoni qumeshtin. Supa eshte gati./site gatuajme/

Semiramida
08-08-2009, 00:06
Supe me levrek



Perberesit per 2 veta:

2-3 levreke te pastruar mire.

dy karrota te prera ne rrethe te vegjel

nje grusht majdanoz

pak vaj ulliri

leng limoni

piper i zi

Pergatitja:

Se pari merrni mishin e kokes se peshkut dhe hidheni ne texhere te zihet se bashku me trupin e peshkut. Lijeni keshtu per nje cope here ne zjarr te ulet. Me pas shtojini dhe karrotat dhe lijini te zihen se bashku serish ne zjarr te ulet. Keshtu dhe supa do te trashet pak. Nga fundi shtoni pak vaj ulliri dhe majdanozin. Sherbejeni te nxehte dhe sipas deshires mund ti hidhni dhe piper te zi dhe limon siper.

Semiramida
08-08-2009, 00:07
Perberesit per 4 persona:

8 koke peshku
2 karrota
2 patate
2-3 qepe te njoma
nje grusht selino/koper
nje luge miell e rrafshet (mund te perdorni dhe miell dritherash nese deshironi)
3 luge vaj ulliri
250 gr uje (mund ta shtoni pakez nese ju duket pak)

Pergatitja:

Se pari zijini kokat ne zjarr te ulet deri sat e zbuten fare. Me tej hiqini nga tenxherja. Nderkohe pritni karrotat, patatet, qepet ne copa te vogla dhe shtojini ne tenxhere. Lerini te zihen serish ne zjarr te ulet.Nga fundi shtoni dhe selinon/kopren.Ne nje tigan skuqni vajin e ullirit dhe me tej shtoni miellin te cilin e skuqni pakez sat e marre nje ngjyre me kafe.Me tej , hidheni kete te fundit ne tenxheren e supes dhe perzijeni mire , per te mos lejuar formimin e topthave te miellit. Supa eshte gati.Servireni te nxehte , duke e shoqeruar me leng limoni.

Semiramida
08-08-2009, 00:10
Supė me karrota
Pastrojmė mirė karrotat dhe i grijmė...


(Britania e madhe)

Perberesit: 500 gr karrota, 1 qepė, 1 l lėng pule, 1,5 dl kos natyral, 2 lugė tė vogla sheqer, 1 portokall, 70 gr gjalp, kripė.

Pastrojmė mirė karrotat dhe i grijmė. Po kėshtu edhe qepėn. Pastaj shkrijmė gjalpin nė njė tigan, i shtojmė perimet dhe i lemė tė skuqen pėr disa minuta para se ti hedhim sheqerin, lėngun e pulės, lėngun dhe lėkurėn e qėruar tė njė portokalli.I ziejmė bashkė me kapak tė mbyllur derisa tė zbuten perimet. Pasi tė jenė zbutur i heqim nga zjarri, i frulojmė dhe i rivendosim nė tigan. I shtojmė kosin, kripėn dhe i servirim.