PDA

Shiko versionin e plotė : FRYMA E SHENJTĖ,,,eshte gjendje apo person...?


Amajla
24-07-2009, 13:01
Fryma e Shenjtė ėshtė dėrguar nga qielli pėr tė lartėsuar
Krishtin dhe pėr tė zbatuar veprėn e tij tė shpėtimit. Ai i
bind mėkatarėt pėr mėkatin e tyre, jep jetė shpirtėrore
dhe njė tė kuptuar tė vėrtetė tė Shkrimeve. Ai banon nė tė
gjithė besimtarėt, sjell siguri shpėtimi dhe i transformon
ata gjithnjė e mė shumė nė ngjashmėri me Krishtin. Ai e
ngre Kishėn dhe i fuqizon pjesėtarėt e saj pėr adhurim,
shėrbim dhe mision.


Fryma e Shenjtė ėshtė personi i tretė i Trinisė dhe ka vepruar nė botė qė nga fillimi
i krijimit (Zan. 1:2). Ai nuk duhet tė mendohet si ndonjė forcė apo influencė
misterioze, jopersonale.

Profetėt e Dhiatės sė Vjetėr prisnin kohėn kur do tė vinte Mesia, sepse atėherė
Fryma e Shenjtė do tė jepej nė njė masė shumė mė tė madhe (Isaia 11:2; 44:3;
Joeli 2:28-32). Sot, tė krishterėt gėzohen sepse Fryma e Shenjtė ėshtė dėrguar
nga qielli prej Atit dhe Birit pėr tė gjithė besimtarėt (Gjoni 14:26; 15:26).

Fryma e Shenjtė nuk dėshiron tė jetė nė qendėr tė vėmendjes. Detyra e tij ėshtė
pėr tė lartėsuar Krishtin (Gjoni 16:14-15), dhe pėr tė zbatuar veprėn e tij tė
shpėtimit. Ai, pra, mbetet i kėnaqur qė tė quhet ‘Fryma e Jezusit’, apo Fryma e
Krishtit (1 Pjetrit 1:11), ose Fryma e Birit (Gal. 4:6).

Ngaqė sjell nė jetėn e popullit tė Perėndisė bekimet e veprės sė pėrmbushur tė
Krishtit, Fryma e Shenjtė nuk mund tė derdhej pa u lartėsuar nė triumf Shpėtimtari
i ringjallur pėr t’u lavdėruar nė krah tė Atit (Gjoni 7:39; 16:7). Por qė nga Dita e
Rrėshajave (Veprat 2:1), bota ka parė veprimin e tij tė mrekullueshėm nė jetėn e
njerėzve.

Ai i bind mėkatarėt pėr fajin nė lidhje me mėkatin dhe drejtėsinė dhe gjykimin
(Gjoni 16:. Ata zgjohen nga Fryma e Shenjtė dhe kuptojnė se e kanė trishtuar
dhe fyer Perėndinė e shenjtė dhe tė dashur (Efe. 5:14). Intensiteti i kėtyre bindjeve
shpirtėrore ndryshon shumė por ato duhet tė jenė me domosdo aq tė vėrteta sa ta
bėjnė mėkatarin qė tė kėrkojė Shpėtimtarin (Lluka 15:15-20; Veprat 2:37); 16:29-
30). Kėto janė shenjat e para tė jashtme tė asaj mrekullie tė hirit me anė tė sė
cilės Fryma e Shenjtė jep jetė frymėrore.

Nga ana shpirtėrore ne jemi tė vdekur nė faje dhe mėkate (Efe. 2:1) derisa lindemi
sėrish nga Fryma (Gjoni 3:1-. Me anė tė kėsaj vepre tė mrekullueshme tė
Perėndisė, mėkatari bėhet njė krijesė e re (2 Kor. 5:17) dhe merr njė natyrė tė re
me interesa, vlera, motive, shije, dėshira, shpresa, pėrparėsi dhe qėllime tė reja
shpirtėrore (Efe. 4:22-24). Jeta e krishterė jetohet kėshtu plotėsisht nė fuqinė e
Frymės Rom. 8:1-17).

Asnjė nga veprat e Frymės nė jetėt e besimtarėve nuk do tė ishte e mundur pa
fjalėn e Perėndisė (Gjoni 17:17). Bibla ėshtė mjeti i tij mė i lartė, shpata e tij (Efe. 6:
17). Nuk ėshtė pėr t’u habitur, pra, qė tė shihet se Fryma, i cili nė fakt ishte autori i
Shkrimeve (2 Pje. 1:21), duhet qė edhe ta interpretojė mesazhin. Ai jep njė tė
kuptuar tė vėrtetė tė Shkrimeve. Sa e mėrzitshme qė i duket Bibla shpesh njė
jobesimtari! Ai nuk mund ta kuptojė. Pėr tė ajo ėshtė marrėzi. Por Fryma hap sytė,
veshėt dhe mendjet e tė krishterėve nė mėnyrė qė ata tė mund tė kuptojnė se
ēfarė Perėndia ua ka dhėnė atyre lirisht (1 Kor. 2:6-16). Ėshtė Fryma ai qė na bėn
ta duam fjalėn e Perėndisė, kėshtu qė mund tė jemi plotėsisht tė sigurt se ēdo gjė
qė na bėn ta neglizhojmė nuk vjen prej tij.

Kur shpėtohemi, Perėndia vė nė zemrat tona Frymėn e tij (2 Kor. 1:22), kėshtu qė
mund tė themi se ai banon nė tė gjithė besimtarėt. Nėse dikush nuk e ka Frymėn
e Krishtit, ai nuk i pėrket atij (Rom. 8:9). Trupi i ēdo tė krishteri ėshtė, pra, njė
tempull i Frymės sė Shenjtė (1 Kor. 6:19). Kjo ėshtė njė e vėrtetė e mahnitshme -
Perėndia nė ne! Kur besimtarėt vihen me tė vėrtetė nėn zotėrimin dhe kontrollin e
Frymės sė Shenjtė nga brenda tyre, dhe nganjėherė kur Fryma vjen veēanėrisht
mbi popullin e tij, ata pėrshkruhen se u mbushėn me Frymėn e Shenjtė (Lluka 1:
41, 67); Veprat 2:4; 4:8, 31; 6:3, 5; 7:55; 9:17; 11:24; 13:9). Apostulli Pal u tha tė
gjithė pjesėtarėve tė kishės nė Efes, fjalė pėr fjalė, qė ‘tė vazhdoni tė mbusheni
me Frymėn e Shenjtė’ (Efe. 5:18). Kjo ėshtė pėrvoja e tė gjithė atyre qė eten pėr
Perėndinė kėrkojnė me tė vėrtetė qė t’i shėrbejnė atij (Isaia 44:3; Gjoni 4:15).

Disa tė krishterė duket sikur kalojnė nėpėr rrjedhat e jetės duke qenė tė pasigurt
nėse janė vėrtet tė shpėtuar apo jo. Kjo ėshtė njė goditje mjaft e fortė e djallit, i cili
ėshtė paditėsi (Zbulesa 12:10). Ai dėshiron qė tė na largojė ne si tė krishterė nga
paqja, gėzimi dhe dobishmėria jonė. Njė libėr i Dhiatės sė Re, letra e Gjonit, u
shkrua veēanėrisht me qėllimin qė tė siguronte besimtarėt se ata kanė jetė tė
pėrjetshme (1 Gjonit 5:13). Gjoni na thotė se ėshtė Fryma e Shenjtė ai qė sjell
siguri shpėtimi (1 Gjonit 3:24; 4:13).

Gjatė leximit tė Shkrimeve, Fryma na bind se premtimet e ungjillit nuk kanė
dėshtuar kurrė ndaj nesh. Ne lexojmė edhe mė tej, se ai na ka ‘vulosur’, njė fjalė
qė flet pėr sigurinė tonė tė garantuar si njė pasuri e shtrenjtė e Perėndisė (2 Kor. 1:
22; Efe. 1:13; 4:30). Gjatė punės sė tij nė jetėn tonė, ne mund tė shohim fillesat e
‘shenjave tė hirit’ qė janė provė e veprės shpėtuese tė Perėndisė (1 Gjonit 2:29; 3:
9; 4:7; 5:1, 4). Nė pėrgjithėsi, ai dėshiron qė tė na dhurojė sigurinė e brendshme
se ne jemi fėmijė tė Perėndisė (Rom. 8:16).

Ngaqė ai ėshtė Fryma e Shenjtė, influenca e tij e parė nė jetėn tonė ėshtė qė tė na
bėjė tė shenjtė. Ky proces njihet si shenjtėrimi ynė. Ai fillon me kthimin nė besim
dhe pėrmbushet plotėsisht vetėm atėherė kur ne hyjmė ne qiell. Shenjtėrimi ėshtė
puna e Frymės nė besimtarėt i cili krijon gjithnjė e mė shumė ngjashmėri me
Krishtin (Rom. 8:13). Ēdo provė e njė jetese tė shenjtė pėrshkruhet si fryti i
Frymės (Gal. 5:22-26). Ai lufton vazhdimisht brenda nesh kundėr mbeturinave tė
natyrės sonė tė vjetėr mėkatare (Gal. 5:17-18), por fitorja ėshtė e sigurt pėr ata qė
duan me tė vėrtetė ta kėnaqin Perėndinė (Fil. 2:12, 13; Rom. 7:24, 25). Njė ditė
shėmbėllimi ynė nė Krishtin do tė pėrmbushet (1 Gjonit 3:2).

Tė gjitha dhuntitė e Frymės jepen pėr tė mirėn e pėrbashkėt tė popullit tė
Perėndisė. Ai na fut nė trupin e Krishtit, Kishėn, me anė tė pagėzimit (1 Kor. 12:
13), kėshtu qė nė njė varėsi reciproke ndaj njėri-tjetrit ne luajmė secili pjesėn tonė
kur ndajmė me njėri-tjetrin dhuntitė dhe hiret tona tė ndryshme Rom. 12:3-. Nė
kėtė mėnyrė Fryma e ndėrton kishėn (Efe. 4:1-16). Gjithēka qė na jep ai ėshtė pėr
rritjen e Kishės dhe kurrė pėr ndonjė dėshirė egoiste. Nė kėtė mėnyrė ne
ndėrtohemi sė bashku dhe bėhemi njė banesė nė tė cilėn banon Perėndia me
anė tė Frymės sė tij (Efe. 2:22).

Ēdo shėrbim i kishės ėshtė plotėsisht i varur nga prania dhe veprimi i Frymės sė
Shenjtė. Ai i fuqizon pjesėtarėt e saj pėr adhurim. Perėndia ėshtė Frymė dhe
adhuruesit e tij duhet tė adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetė (Gjoni 4:24).

Si rrjedhim, e vetmja ndihmė qė kėrkojmė nė adhurim dhe e vetmja gjė qė duhet
tė dėshirojmė ėshtė vetė Fryma e Shenjtė (Fil. 3:3). Me anė tė tij ne lutemi (Rom. 8:
15; Efe. 6:18; Juda 20), predikojmė (1 Kor. 2:4), dhe kėndojmė pėr Perėndinė (Efe.
5:18-20).

Fryma i fuqizon gjithashtu pjesėtarėt e trupit tė Krishtit pėr shėrbim dhe mision.
Ēdo gjė qė arriti apostulli Pal nė shėrbimin e tij ndaj Perėndisė, ai ia njohu fuqisė
sė Perėndisė (Rom. 15:17-19). Sė pari, ai kishte ndėrmend suksesin e
pėrpjekjeve tė tij misionare. Fryma e Shenjtė e dha pėr herė tė parė nė ditėn e
Rrėshajave (Veprat 2:1) pėr tė fuqizuar apostujt nė mėnyrė qė ata tė bėheshin
dėshmitarė tė Krishtit deri nė skajet e tokės (Veprat 1:, njė detyrė dhe urdhėrim
nė tė cilin duhet tė marrim pjesė tė gjithė. Ne varemi nga i njėjti Frymė e Shenjtė
pėr fuqi ndėrsa dėshmojmė pėrpara familjeve dhe miqve tanė. Kjo na jep njė
inkurajim shumė tė madh, jo vetėm pėr tė ungjillizuar tė humburit, por edhe pėr tė
ndenjur zgjuar dhe pėr t’u lutur pėr kohėn kur Zoti do ta derdhė pėrsėri me bollėk
nė ne Frymėn e tij pėr njė rigjallėrim tė vėrtetė.

Amajla
11-08-2009, 10:15
Dhuntit e Frymes se Shenjte:
Apostull....
ata te ngarkuar ne menyre te vecante nga Zoti per te vendosur kishen dhe mesazhin e Prendise se gjalle:ref:vep 4:33-37;5:12,18-42;6:6;8:14;9:27;11:1;15:1-6 etj
12 apostujte.Pali tek Rom1:1;11:13 dhe Pjetri tek 1 Pjetri 1:1

Profet....
ata qe flasin ne frymezimin e Frymes se shenjte duke sjell nje mesazh nga Perendia kishes
ref:Rom12:6;1Kor 12:10
shembuj:Gjoni tek Zbulesa 1:1,3;10:8-11;11:18
Ungjilltare....
Ata me dhuntine e Perendise qe shpallin fjalen
ref:efesianet 4:11
Shembuj Filipi tek veprat 8:5-8,26-40;21:8
dhe Pali tek Vep 26:16-18

Pastor(plak kishe ose mbikqyres)......
Ata te zgjedhur dhe me dhuntin per te sherbyer dhe mbikqyrur kishen dhe per tu kujdesur per nevojat e saj frymerore
ref:Rom 12:8;Efes 4:11-12;1Tim 3:1-7;5:17-20;Titi 1:5-9;Heb 13:17 dhe 1Pje 5:1-5

shembuj:Timoteu tek 1Tim 1:1-4;4;12-16
Titi tek Titi 1:4-5
Pjetri tek 1 Pj 5:1
Gjoni TEK 1 Gjo2:1,12-14
Gaji tek 3Gjo 1-7

vazhdon..........